GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia shton 180 mijë ushtarë të rinj në Ukrainë, mes tyre kriminelë

16:54 - 04/07/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia shton 180 mijë ushtarë të rinj në Ukrainë, mes tyre kriminelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia ka dislokuar më shumë se 180,000 trupa në dy frontet kryesore lindore, sipas Serhiy Chervati, zëdhënës i grupit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Më shumë se 180,000 trupa ruse janë dislokuar në zonën e përgjegjësisë së Grupit Lindor të Forcave… Fronti Liman-Kupyansk është më i gjatë, prandaj armiku po i përqendron forcat atje”, tha Chervati në një intervistë, duke shtuar se për momentin “më shumë se 120,000 ushtarë armik” janë në rrugën Liman-Kupyansk.

Ai tha se këto përfshijnë sulme ajrore dhe njësi të mekanizuara, njësi rezervë luftarake Bars, forca territoriale dhe kompani të reja sulmi Storm Z, të përbëra nga kriminelë të dënuar.

Chervati tha se janë rreth 50,000 ushtarë rusë në fushëbetejë në Bakhmut. Qytetet Liman dhe Kupyansk janë rreth 100 kilometra në veri të Bakhmutit në frontin lindor të Ukrainës.

Ndërkohë, Hanna Maliar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, raportoi për përplasje të shpeshta pranë Bakhmutit.

“Situata po ndryshon shumë shpejt”, tha Maliar në një postim në Telegram.

“Kontrolli mbi të njëjtat pozicione mund të humbet dhe të rifitohet dy herë në ditë”, shtoi ajo. Gjenerali Oleksandr Sirskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha: “Armiku po përpiqet të zhvendosë njësitë në drejtimet më të rrezikshme për kundërsulme në një përpjekje për të destabilizuar situatën, për të shkaktuar humbje në Ukrainë dhe për të prishur logjistikën e forcave të mbrojtjes”.

Ai shtoi se “kërcënimi i veprimeve sulmuese të armikut nga anët e Bakhmutit në drejtim të Chasiv Yar mbetet”.

Chasiv Jar është rreth 15 kilometra në perëndim të Bakhmutit. Siriskiy vuri në dukje se rusët ishin “kapur në mënyrë të dëshpëruar në pozicionet dhe fortesat e pushtuara dikur nga Wagner” duke iu referuar forcave mercenare që drejtonin ofensivën ruse rreth Bakhmutit.

“Forcat ukrainase arritën të ndalonin trupat ruse që të lëviznin brenda Bakhmutit”, tha ai.

Etiketa: Ukraine

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Përdhunoi nipin 8 vjeç, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite burg për Belul Kokollarin/ Detajet

Përdhunoi nipin 8 vjeç, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite burg për Belul Kokollarin/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com