GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia tërheq trupat nga Limani pas rrethimit nga forcat ukrainase

23:23 - 01/10/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia tërheq trupat nga Limani pas rrethimit nga forcat ukrainase
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit, pas një kundërofensive të Ukrainës që synon të rimarrë territoret e pushtuara nga Moska.

Njoftimi u bë nga agjencitë ruse të lajmeve Tass dhe RIA, që citonin ministrinë ruse të Mbrojtjes. Limani shtrihet 160 kilometra në juglindje të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Qyteti konsiderohej si një pikë e rëndësishme për trupat ruse, si për komunikimet tokësore ashtu dhe për logjistikën. Tashmë Ukraina ka gjasa të vazhdojë të përparojë më tej, potencialisht në rajonin e pushtuar të Luhanskut, i cili është një nga katër rajonet për të cilin Rusia, firmosi të premten një traktat për aneksimin e tij.

Forcat ukrainase mbërritën të shtunën në Liman duke rrethuar me mijëra trupa ruse, që sipas një zëdhënësi të forcave lindore të Ukrainës llogariteshin në rreth 5.500 (trupa).

Marrja e Limanit konsiderohet një goditje e fortë për Rusinë.

Të shtunën, kanali Telegram i ministrisë publikoi një seri mesazhesh urimi, përfshirë një nga presidenti Putin, për të shënuar Ditën e Forcave ushtarake Tokësore.

Sot Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se raketa e përdorur për të goditur ndaj një autokolonë humanitare në Ukrainë “ka të ngjarë të ishte një raketë ruse me rreze të gjatë veprimi”.

Në raportin e zbulimit britanik të postuar në Twitter, shtohej se përdorimi i një “burimi të tillë me vlerë të madhe” në sulmin pranë Zaporizhias “është nxitur pothuajse me siguri të plotë, nga mungesa e përgjithshme e municioneve, veçanërisht raketave me saktësi të lartë, me rreze të gjatë veprimi”.

Në raport thuhej gjithashtu se sulmi i së premtes në ditën ndërsa presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, rezultoi “në vrasjen nga trupat ruse të civilëve që Moska pretendon tashmë se janë qytetarë të saj”.

Sulmi ndodhi pranë qyteteve të Zaporizhias dhe Mikolaivit. Si pasojë u vranë rreth 26 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. Në aumjetet e goditura udhëtonin njerëz që ishin nisur drejt zonave të pushtuara, për të shpëtuar familjarë të tyre.

Në një mesazh në rrjetin social Telegram Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruante se: Do të përgjigjemi patjetër për çdo jetë të humbur ukrainase!”.

Të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia i vendosi veton një projektrezolute e cila i cilësonte referendumet ruse në Ukrainë si “të paligjshme”.

Dhjetë vende e mbështetën rezolutën, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, vende që paraqitën rezolutën në Këshillin e Sigurimit.

Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan ndërsa Rusia ishte i vetmi vend që votoi kundër rezolutës.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se nëse Rusia zgjedh t’i shmanget përgjegjësisë, do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në Asamblenë e Përgjithshme për t’i dërguar një mesazh Moskës se bota është ende në anën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Richard Gowan, tha se diplomatët perëndimorë e dinin se Rusia do të vendoste veton ndaj rezolutës, por ai shtoi se dokumenti ishte menduar si një prelud për të mbajtur një votim në Asamblenë e Përgjithshme për të dënuar veprimet e Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara “punuan shumë për të siguruar ambstenimin e Kinës”, një veprim që ai tha se ishte i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara “për të treguar se Pekini nuk e mbështet Moskës”.

Në komentet para votimit, ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se rezoluta nuk ishte “asgjë më shumë se një provokim i ulët” duke shtuar se banorët e rajoneve ku u mbajtën referendumet “kanë bërë një zgjedhje të informuar dhe të lirë”. /Voa/

Etiketa: forcatRusiaukraina

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com