Keisi Medini është një nga vajzat më të komentuara të showbizit.Ajo fillimisht tërhoqi vëmendje për pamjen e jashtme, ndërsa më vonë u identifikua edhe për zërin e veçantë.
Mirëpo, ajo njihet prej kohësh si vajza e këngëtarit shumë të pëlqyer nga publiku, Sabiani. Keisi është pika e dobët e babit dhe ky i fundit e tregon në çdo rast.
Këngëtari ka realizuar një tatuazh dedikuar të bijës. Në krahun e tij, këngëtari ka realizuar gjysmën e portretit të së bijës, bashkuar me gjysmën e fytyrës së një luaneshe.
