Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se vendimi që pritet nesër nga Sadushi për lirimin nga qelia të Erion Veliajt, duke rrezikuar sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Berisha theksoi se nga ky vendim mund të përfitojnë dhjetëra krerë të organizatave kriminale dhe bosë droge, duke e cilësuar si një përpjekje për të krijuar rrugën e paqes midis klaneve mafioze.
Berisha kritikoi gjithashtu mediat që ai i quajti të kontrolluara nga qeveria, duke mos raportuar në mënyrë transparente mbi këtë çështje.
“Nesër Sadushi, që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë, të dalin. Ky është vendimi Veliaj. Por nga vendimi Veliaj përfitojnë me dhjetëra bosë të drogës, krerë të organizatave kriminale. Por kjo është gjetur rruga e paqes midis klaneve mafioze. Por keni parë që studiot e kontrolluara nga Rama nuk thonë një fjalë të vetme. Nuk shqipërojnë një fjalë të vetme, nuk bëjnë një transparencë të vetme për të gjitha këto,“ tha Berisha










Discussion about this post