GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Safet Gjici nuk bëri thjesht gojore në zyrën e tij, por palloi me lekët tona

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Me ç’metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamshori të Safet Gjicit, ndjenja e parë që më erdhi, aty për aty, nuk ishte neveria, por mëshira. Me atavizmin e pakuruar të një mashkulli shqiptar, mendova vetvetiu: kujtdo mund t’i ndodhë. Pak rëndësi kishin ofshamat e egra përballë femrës objekt, seksi në zyrën e kryebashkiakut, derdhja mbi tryezën ku qëndonin dosjet me “hallet e popullit”.

Për shumë moralistë ato mund të përbënin lëndë të mjaftueshme për një skandal. Por brenda vetes, nuk e di se nga ç’skutë e errët, më buronte thirrja për ta justifikuar.

Për personazhin kisha vetëm përçmim. Nuk më shkuleshin nga mendja deklaratat e tij pro Edi Ramës, kur u konvertua me shpejtësi nga financues i PD, në rilindas, sapo ndryshoi pushteti. Nuk më ishin shqitur nga memoria vizive disa pamje filmike, kur si president i Kuksit, kishte porositur kameramanët ta filmonin përpara një thesi me para, duke i’u hedhur shuka me lekë, si shpërblim, futbollistëve që kishin fituar një ndeshje të rëndësishme. Nuk e kisha harruar fushatën bajate në Kamëz, atë të këtij maji me vallen e Kukësit, apo gafat prej analfabeti që patën raportuar mediat nga aktiviteti si kryebashkiak.

Pra, në politikë e përçmoja si një nga më banalët e aradhës së gërditshme të rilindjes.

Pavarësisht nga kjo, rrekesha ta shihja si viktimë. Jo vetëm se në shikimin e parë të imazheve të videoskandalit m’u krijua përshtypja se dikush qëndronte pas lëvizjes së kamerës që po e përgjonte. Por sepse tentoja të mirëkuptoja botën shpërthyese të emocioneve apo epsheve, që ndonjëherë e mund njeriun që ka detyrimin për t’u sjellë në mënyrë korrekte. Një “coup de foudre” momental, një adulter pasionant, një rikthim te një histori e lënë pas krahëve, mund ta nxjerrin nga binarët dhe burrin më të fortë, duke e detyruar për ta përdorur edhe zyrën e shtetit, si strofkë të pasioneve shtazarake momentale. Gabim që e kreu aktin në një mjedis publik, por le ta hedhi gurin e parë ai që nuk e ka bërë, apo që nuk e ka imagjinuar se mund t’i ndodhë, mendoja. Pra, sensi i drejtësisë për të mos fajësuar dikë, për atë që mund t’i ndodhë shumëkujt, më çonte drejt tendencës për justifikim. Prandaj dhe i’u shmanga ekstazës linçuese që u përhap si epidemi në rrejtet sociale.

Kur e dëgjonin këtë arsyetim, disa nga miqtë, apo sidomos mikeshat e mia, më akuzonin për një solidaritet të sëmurë masklilist. Edhe pas këtij turpi rrekesh të gjesh stërhollime psikologjike, ma akuzonin. Kulmin e arriti një i panjohur që më shkroi në inbox: “ore ti që na çan dërrasat për ditë kundër qeverisë, ça mize të djeg që tani ke mbyllur gojën”?

Në fakt do kisha vazhduar të heshtja, në këtë përleshje të pamundur me gardianët e moralit, në sfidën e përhershme të atyre që fitojnë kredite duke shkelur mbi viktima, sikur mos ishte shfaqur pjesa tjetër e videos, prej gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Pasi e pashë me vëmendje atë, kuptova se gjithçka është shumë më banale, sesa debati mes sensit të detyrës apo mëkatit të pasionit. Thelbi i asaj ç’ka tregonin ato pamje nuk qe shkelja e ceremonialitetit të institucionit, në dëm të pasioneve të pakontrolluara, por shfrytëzimi i pozitës si pushtetar për të palluar.

Pra, ekuacioni ndryshon katërcipërisht, pasi nuk kemi të bëjmë me rastin e një njeriu që kishte një lidhje dhe përdori mjedisin e bashkisë si motel për ta konsumuar atë. Në të kundërt, Safet Gjici kishte fuqinë për të bërë favore, dhe kjo pavarësisht pamjes, formimit, edukatës, fjalorit, i dha atij mundësinë e shijimit të mishit të bardhë. Ai nuk qe kryebashkiaku që shkërdheu zyrën. Ai përdori pozitën si politikan, për të realizuar atë që nuk bënte dot si mashkull.

Në këtë kuptim, mëkati i tij nuk është seksual, por i ngjashëm me atë të qindra të zgjedhurve të tjerë që përdorin taksat e qytetarëve për qëllime shumë më “të moralshme” sesa ky, si pagesa e shkollës private për fëmijët, apo e një çante të shtrenjtë për bashkëshorten. Në një shoqëri ku morali patriarkal, sundon mbi atë qytetar, këta të dytët konsideorohen burra të ndershëm, ndërsa Safetit të gjorë i gjuajnë me gurë. Dhe kështu do të ndodhë deri sa të arrijmë të kuptojmë se, në fakt janë e njëjta gjë. Ndahen vetëm në një pikë, nga mënyra se si e konsumojnë pushtetin e pamatë që na kanë rrëmbyer./LAPSI

Etiketa: Andi BushatiOpinion

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
Pritet ekspertiza/ Prokuroria e Durrësit mbërrin në Manëz

Humbi jetën në kampin e MEK, trupi i 65-vjeçarit i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së
Breaking Views

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së

23:00 - 18/05/26

Mjekja Mereme Sele ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23...

Lexo më shumë
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:18 - 18/05/26
“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com