GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Saga e vrasjeve në Rrëshen nisi në 2016. Ja ngjarjet e bujshme

12:49 - 26/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u transmetua drejtpërdrejt në Instagram vrasja brutale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Martin Bardhi, 59 vjeç, u ekzekutua sot me armë zjarri në qendër të qytetit të Rrëshenit. Si pasojë e breshëri të automatikut kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, që sipas policisë ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Martin Bardhi, referuar deklaratave të Policisë, është qëlluar në lokalin e tij, nga të paktën dy persona, që janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit me një automjet tip Jeep, që u gjet duke u djegur rreth 12 km më larg.

Policia ka përqëndruar hetimet në pistën e hakmarrjes, referuar përplasjeve që fisi i viktimës ka pasur me një tjetër fis, atë Reçi. Pak muaj më parë, martin Bardhi dhe djali i tij kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit. Ndaj automjetit që lëvizte Saimir Reçi është qëlluar me pistoletë, por objektivi shpëtoi për shkak se automjetin e kishte të blinduar. Policia arrestoi Martin Bardhin në atë kohë, ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, por pak muaj më pas viktima e sotme u lirua dhe u la me detyrim paraqitjeje.

Ngjarja e sotme në Rrëshen duket se ka kthyer atë që konsiderohet si saga e vrasjeve në këtë qytet, por që ka kaluar edhe kufinjtë e vendit, si pasojë e përplasjeve mes fiseve.

Saga e vrasjeve

Në dhjetor 2020 është ekzekutuar Anton Keli . Ai punonte si taksist në qytet, ndërkohë që është djali i hallës së vëllezërve Gjini, disa prej të cilëve të vrarë me armë zjarri.

Dyshimet në atë kohë lidhur me vrasjen u përqëndruan në hasmërinë mes familjeve Reçi dhe Gjini në zonën e Rrëshenit.

Më shtator të 2020, në Tiranë iu bë atentat Preng Gjinit, makina e të cilit shpërtheu në një nga rrugët më të ngarkuara në zonën e Komunës së Parisit. Ai mbeti i plagosur rëndë.

Më 7 janar të 2020, u ekzekutua në mënyrë mafioze Kastriot Reçi. Ai ishte viktima e pestë në tri vitet e fundit në Rrëshen. Në vitin 2017, Reçit i vranë vëllanë, në mes të Romës në Itali.

Në prill të atij viti, Gaspër Reçi, 43 vjeç, i cili jetonte prej vitesh në Romë, u vra nga 4 të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt. Dy plumba e goditën në këmbë dhe dy në kokë, duke i marrë jetën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e ndodhur në zonën “Tor Vergata” të kryeqytetit italian dyshohej si një vrasje e mirorganizuar dhe e studiuar më parë nga autorët.

Viktima, para se të qëllohej për vdekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip “Smart” e ka ndjekur pas deri pranë banesës. Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta qëllonin.

Në momentin që Gaspër Reçi ka ndaluar dhe është kthyer përballë personave që ndodheshin në “Smart”, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa makina është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë vajza e viktimës që ka lajmëruar Policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat kur po priste të atin që të kthehej në shtëpi. Vrasja e Gaspër Reçit në Itali iu bashkua dosjeve të Policisë shqiptare, pasi u dyshua se kishte lidhje me ngjarje që kishin ndodhur më parë në Shqipëri.

Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Gaspër Reçit në Romë. Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka shkëmbyer informacione e prova me Policinë belge dhe atë italiane.

Gjithashtu Sajmir Jaku është ekzekutuar më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.

Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë.

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Etiketa: HistoriaKryesore1rreshensagaVrasje

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Deputeti serb: Vuçiç të japë dorëheqje, çoi rininë serbe drejt vdekjes

Deputeti serb: Vuçiç të japë dorëheqje, çoi rininë serbe drejt vdekjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com