GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Saimir Tahiri, dhurata për Yuri Kim

17:45 - 05/06/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hysni Gurra

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit ishte dhurata që kryeministri Rama i bëri ambasadores amerikane në ikje Yuri Kim.

I dënuar kryesisht për shkak të këmbënguljes amerikane, ish-ministri i Brendshëm e pa nga shtëpia lajmin e ditës: Saimir Tahiri lë burgun.

Për dënimin e ish-ministrit më të suksesshëm të qeverisë Rama do të mjaftonte vetëm episodi i makinës së tij që përdorej nga kushërinjtë trafikantë. Nuk kishte nevojë për asgjë, qoftë edhe për faktin alarmues të kanabizimit të vendit më 2017 dhe inkriminimin e zinxhirit komandues të policisë së shtetit në këtë proces.

Saimi Tahiri mund të dënohej, nëse do të hetohej siç duhet qoftë për episodin e 900 mijë eurove kesh të gjetura në makinën që doli nga shtëpia e tij. Por hetimi i tij asnjëherë nuk u mor seriozisht nga Prokuroria.

Ish-prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kërkuan arrestimin, deputetët e PS me në krye ministrin e sotëm të Brendshëm Blendi Çuçi u bënë gardh dhe agresivë për kërkimin e provave.

Vetë Rama herë pas herë dilte në TV edhe pas dënimit dhe e thoshte një fjali të tipit: T’i kërkojmë falje Saimir Tahirit. Lirimi i Saimir Tahirit u desh të shoqërohej me një ‘tymuese’ nga pushteti, siç ishte lajmi i arrestimit të sekretares së Manastirliut, e kjo për të amortizuar disi goditjen për ata që besuan te Drejtësia e Re dhe për sponsorizuesit e mëdhenj të Reformës në Drejtësi.

Lirimi i Tahirit dëshmon se këtu ka dy drejtësi, një për gjithë qytetarët dhe një për Tahirët. Lirimi i Tahirit dëshmon se vendi tashmë ka një prokuror, një gjyqtar, një noter dhe një përmbarues. Emri i tij është Edi Rama.

Ndërsa sa i përket ‘arsyetimit’ të gjykatës së Elbasanit për lirimin e Tahirit, do të ishte shumë më mirë ta kishin liruar në ditën e 1 qershorit, në festën e fëmijëve, do të ngjiste më shumë arsyetimi se ‘fëmijët kanë nevojë për prindin’.

Si rregull, qeveria i bën një dhuratë një ambasadori të rëndësishëm në përfundim të mandatit. Dhe dhuratë më sinjifikative për ambasadoren Kim, se lirimi i Saimir Tahirit, nuk mund të gjendej.

Deri në lirimin për ‘arsye familjare’ të atyre që si ‘kau balash kanë futur vetë qafën në kularin e drejtësisë’ na mbetet të themi: para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe në të njëjtën kohë të shtrëngojmë nofullat që të mos qeshim. /Syri.net/

Etiketa: tahiri

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Paloka i bindur: Ja si po e përdor Rama Alibeajn

Paloka: Nuk kontestuam numrin e fletëve të votimit, por pajisjen që çonte votat te kandidati i PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com