GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Sajoi lajm me fotomontazh”, Gazment Bardhi padit për shpifje dhe fyerje portalin Syri.net

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sajoi lajm me fotomontazh”, Gazment Bardhi padit për shpifje dhe fyerje portalin Syri.net
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për lajmin e publikuar nga portali Syri.net, ku shkruhej se sekretari i Partisë Demokratike ndjek në rrjetet sociale djalin e George Soros dhe u jep pëlqime postimeve të tij, ka reaguar Gazmend Bardhi.

Me anë të një postimi në facebook, Bardhi thotë se kjo është një shpifje dhe një fotomontazh për të denigruar figurën e tij.

“Kur vendosa të përfshihem në politikë, e bëra me besimin se përfaqësoj shumë të rinj të ndershëm, me integritet, të përkushtuar dhe profesionistë, që duan të bëjnë diçka të mirë për vendin. Nuk jam penduar për asnjë moment, megjithëse këtë vit, më shumë se kurrë më parë jam ndeshur me situata dhe sulme politike, kryesisht shpifje për të denigruar figurën time. Në të shumtën e herëve më vjen të qesh, por ka edhe raste që revoltohem me  padrejtësinë, ligësinë dhe intensitetin e lartë të injorancës e vulgaritetit që përmbajnë sulmet.

Një nga këta raste është edhe shpifja e sotme, në adresën time nga Syri.net. Është për të ardhur keq sesi halli personal i drejtuesve të portalit e ka degraduar atë kaq shpejt. Pas gati 3 muaj sulmesh personale, sot kanë arritur nivelin më të ulët njerëzor, duke sajuar një fotomontazh, të denjë për Sigurimin e Shtetit. Një meme mercenare, e publikuar në rrjetet sociale, Syri.net e ka sajuar si lajm për të më goditur mua për faktin e vetëm se nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit” – shkruan Bardhi.

Bardhi më tej shkruan se nuk do të lejoj askënd që me mekanizma mafiozë si i sotmi, ta shfokusojnë në ushtrimin e përgjegjësive përpara demokratëve dhe për këtë do të depozitojë një padi penale për shpifje dhe padi civile për fyerje ndaj portalit Syri.net

“Kur hyra në politikë, vendosa të mos jap asnjë rëndësi lajmeve të rreme në lidhje me mua, por ky rast më ka bërë të reflektoj. Nuk do të lejoj që për shkak të pozicionit tim politik, të cenohet morali im, dinjiteti im njerëzor dhe aq më pak familja ime! Nuk do të lejoj kurrë askënd, që me mekanizma mafiozë, si ky i sotmi, të më shfokusojë në ushtrimin e përgjegjësive përpara demokratëve. Për këtë arsye, kam vendosur të depozitoj padi penale për shpifje dhe padi civile për fyerje ndaj portalit Syri.net.

Kushdo në Syri.net apo aleatë të tij të dukshëm e të padukshëm, që mendojnë se me sajesa, fotmontazhe, me fyerje dhe sharje do të më intimidojë, gabohet rëndë! Hallet dhe problemet personale do të duhet t’i mbani në shtëpinë tuaj, jo në shtëpinë e demokratëve” – përfundon Bardhi.

Në lajmin e prortailt Syri.net shkruhej se Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i emëruar i Partisë Demokratike i ka bërë ‘like’ një postimi të djalit të miliarderit Soros, Aleksit. Ky i fundit kishte zëvendësuar flamurin amerikan me atë të komunitetit LGBT me ngjyrat e ylberit.

Sipas Syri.net, PD me Bashën e Bardhin po heqin dorë edhe publikisht nga ideologjia konservatore, duke e zëvendësuar atë me ideologjinë majtiste të Xhorxh Soros, armikut të konservatorëve dhe familjes tradicionale në të gjithë botën.

Etiketa: fotomontazhfyerjeGazment BardhiLajmipadiportalishpifjeSyri.net

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Ndotja e lartë në Indi, mbyllen shkollat në Delhi

Ndotja e lartë në Indi, mbyllen shkollat në Delhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet