GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako, 330 mln lekë për 1 eskavator “floriri”/ Fiton firma anonime

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sako, 330 mln lekë për 1 eskavator “floriri”/ Fiton firma anonime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Durrësi është një nga qytetet që zhytet në ujë sa herë që bie shi dhe prej vitesh nuk është dhënë asnjë zgjidhje. Kryetarja aktuale e Bashkisë, Emirana Sako, gjatë mandatit të saj nuk ka bërë asnjë investim konkret në këtë qytet, përveç se një gamë tenderësh pa garë. Së fundi, ajo ka blerë një eskavator që kushton sa qimet e kokës. Edhe pse mediat kanë treguar se shumë lagje në qytet janë përmbytur tërësisht  dhe madje një pjesë e mirë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Pas kësaj situate, Sako bën sikur vihet në lëvizje. Ajo ka mbyllur tenderin për blerje eskavatori, që pritet të përdoret për pastruar kanalet  kulluese.

Por, sërish Sako përfiton nga situata për t’ua dhënë paratë kompanive të privilegjuara. Kështu, si në çdo rast tjetër, edhe këtë kontratë e ka mbyllur në shkelje të ligjit. Open Data Albania e klasifikon këtë tender me “flamur të kuq” për shkak të shkeljes së ligjit.

Në dokumente evidentohet se kanë paraqitur oferta kompanitë “ANTIGONE RENTALS shpk” dhe “LEXALKO dhe HYDROPOËER SHPK”. Këtë të fundit Sako e ka përjashtuar nga gara menjëherë me justifikimin se nuk ka vërtetuar që mund të sigurojë eskavatorët sipas katalogut të vendosur nga AK.

Kështu, ka lënë në garë vetëm kompaninë “ANTIGONE RENTALS shpk”, në pronësi të Florian Budinës. Ky i fundit ka nënshkruar kontratën në shkeljet ligjit për konkurrencën. Por, pavarësisht kësaj. 330 milionë lekë të marra nga xhepat e taksapaguesve për një eskavator. Me siguri duhet të ketë motor floriri ky eskavator që duhet sipas kritereve të Sakos.

Kompania anonime

Sakaq, ajo që bie në sy është se kjo kompani është pothuajse anonime. Ajo është regjistruar pranë QKB që në vitin 2017, por nuk ka asnjë kontratë tjetër në këtë fushë, madje raporton kapital me vlerë 100.00 lekë. Si ka mundësi që ky kapital është konsideruar i mjaftueshëm për të një blerje me vlerë mbi 300 milionë lekë?

Por, s’ka problem se në fund të fundit i gjen Sako fondet. Gjithashtu, evidentohet se gjatë këtyre viteve kjo  kompani nuk raporton as fitimet nga xhirot vjetore. Pasqyrat e bilanceve janë bosh.

Madje, sikur duket në foton më sipër, tenderi dhënë nga Sako është i vetmi prokurim që kjo kompani ka lidhur. Duke lënë të kuptohet qartë që është një firmë anonime, mbase të cilës ka shumë gjasa që qëndron ndonjë mik i Sakos. Duke parë abuzimin, nuk mund të shpresojmë se Sako është shqetësuar për pastrimin e kanaleve!

Lexo edhe:  Sako i jep 70 mln lekë pa garë Nursenit, mikut të Blendi Gonxhes

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 330 milione lekeabuzimEmiriana Sakoeskavatorkompania anonimetender

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
“Porosite vrasjen e avokatit”, Berisha e akuzoi, Balla hesht

“Porosite vrasjen e avokatit”, Berisha e akuzoi, Balla hesht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Botë

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur zyrtarisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, duke ashpërsuar ndjeshëm qasjen...

Lexo më shumë
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com