GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako i jep 70 mln lekë pa garë Nursenit, mikut të Blendi Gonxhes

13:49 - 04/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Emiriana Sakon shfrytëzon çdo situatë për të nxjerrë lekë nga arka e Bashkisë Durrës.

Emiriana Sako, tender abuziv

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emiriana Sakon shfrytëzon çdo situatë për të nxjerrë lekë nga arka e Bashkisë Durrës. E “trembur” nga aksioni i hakerave iranianë, ajo ka hapur një tender më  objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së softëare-ve”.Me pak fjalë, Sako do të punësojë disa ekspertë IT që të përmirësojnë sistemin e Bashkisë Durrës. 70 milionë lekë do të shpenzohen për këtë shërbim, i cili do të zgjasë për 1 muaj. Pra deri në fund të viti i gjithë sistemi duhet të jetë rinovuar dhe të jetë i sigurtë përpara zgjedhjeve. Për të qenë e sigurt se të dhënat e sistemit nuk do të përdoren nga persona “të rrezikshëm”, Emiriana Sako ia ka xhiruar fondin mikut të Blendi Gonxhes (pjesë e enturazhit të Ramës).

Diçitura1: Tenederi i Bashkisë Durrës

Në prokurim kanë paraqitur ofertë kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION, në pronësi të Nursen Metulit dhe firma  PRIMUS ALBANIA. Kjo e fundit është skualifikuar menjëherë nga gara me justifikimin se nuk ka paraqitur autorizimin nga prodhuesi për pajisjet. Rrjedhimisht, tenderi ka kaluar në duart e  A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION, e cila në fakt është vetë prodhuese dhe distributor.

Mënyra se si është mbyllur kontrata tregon që ka cenim konkurrence. Open Data Albania e ka pajisur me “flamurin e kuq” për mos respektim të ligjit të prokurimeve. Tenderët me “flamur të kuq” sjellin risk të lartë për abuzim me fondin.

“Fluturon” Emiriana Sako, blen skenë lëvizëse 50 milionë lekë, i duhet për fushatën elektorale

Kush është Nursen Metuli?

Në këtë rast duhej patjetër të bëhej “një sy qorr e një vesh shurdh” për shkak se fituesi  Nursen Metuli është ortaku më i mirë i kreut të DPSHTRR Blendi Gonxhe. Kjo kompani merret me programim softesh, Suport IT dhe konsulencë. Blendi Gonxhja përveçse merr rrogë si Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, ka në pronësi edhe kompaninë ALBARENT SH.P.K. me 100% të aksioneve. Kjo është një kompani e cila jep makina me qira. Kështu shpesh herë Gonxhe bashkëpunon me Nursenin dhe me një skemë kanë përfshirë të dyja kompanitë për të përfituar tenderë.

Dicitura 2: Të dhënat e komoanisë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K.

A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K.  është ndërmjetësi mes Blendi Gonxhes dhe lekëve tenderëve. Këtë e vërtetojnë disa dokumente të cilat janë firmosur nga dy kompanitë për të bashkëpunuar.

Diciturë3: Foto e makinës sëA-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K.

Makina në foto është publikuar në faqen në facebook të kompanisë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K. dhe ka targën AA 778 JH. Lehtësisht në foto dallohet edhe logo e kësaj kompanie. Kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K., është një kompani e cila merret me sistemet GPS të gjurmimit të makinave. Në bazë të disa dokumenteve të këtij mjeti, si dhe në bazë të të dhënave të shasisë, rezulton se kjo makinë është në përdorim nga ALBARENT SHPK që është në fakt edhe firma në pronësi të Blendi Gonxhja.

Dicitura 4: Dokument për zotërimin e makinës

Dicitura 5:Dokument për  prodhuesin e makinës

Me pak fjalë Gonxhe mban lidhjet me Nursenin i cili e furnizon me makina, ndërsa kreu i DPSHTRR i përdor më pas për shërbimet e tenderëve që fiton. Madje, Gonxhe e ka ndihmuar këtë të fundit që të përfitojë edhe shumë tendera nga institucione të tjera. Rasti më i fundit ishte  nga bashkia Durrës, e cila nuk hezitoi t’i falte kontratën Nursenit pa u lodhur fare. Zgjedhjet po afrojnë, abuzimet vazhdojnë, ndërsa SPAK dhe BKH janë gjumë letargjik.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 1Bashkia DurresBlendi GonxheEmiriana SakoFlamur i Kuqkryesore2Makinepa garetender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Ish-komandanti i KFOR: Kurti më tha që s’negocion me kriminelët ne vëri

Ish-komandanti i KFOR: Kurti më tha që s’negocion me kriminelët ne vëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com