Shumë banorë, sidomos në qytetin e Durrësit, ende pas pesë vitesh janë të pastrehë për shkak se tërmeti iu prishi shtëpitë. U hodhën milionë lekë për procesin e Rindërtimit por paratë vidhen përmes aferave. Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, është denoncuar disa herë se ka lënë pa bonus qiraje disa banore dhe ende në çadra disa të tjerë.
Ndërkohë pak ditë ma parë në një postim në rrjete sociale kryeministri Rama premtoi se deri në fund të viti ttë gjithë do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja; ose do të rifuten në shtëpitë e tyre pas rinovimit.
Por, Sako ka lënë pas dore edhe ata që jetojnë në pallate e prej 5 vitesh prisnin rinovimin e godinave. Kryebashkiakja është hedhur në veprim pas fjalës së kryeministrit, por nuk kryen dot punë pa futur duart në buxhet.
Ajo ka akorduar 1.2 milionë euro vetëm për rinovimin e një pallati në Durrës. Po flasim për tenderin me objekt “Riaftësim strukturor i Pallatit “Rajfi” shpk, Rruga ” Iljaz Reka”, Kod GIS 26380 (Programi i Rindërtimit”.
Bëhet fjalë për riparimin e pallatit në foto, i cili që në vitin 2019 është shpallur i dëmtuar me rrezik për të jetuar, por që ka nevojë vetëm për rinovime.
Pas 5 vitesh, Sako kujtohet dhe po zhvillon aferën për të tërhequr paratë e rindërtimit duke përdorur këtë pallat.
Sipas të dhënave do bëhen riforcime të kolonave, prishje dhe ribërje të suvatimeve si dhe lyerje e pallatit. Gjithsesi bie në sy fakti që këto shërbime vetëm për një pallat do të kushtojnë 1.2 milion euro. Me këto para mund të sistemohen shtëpitë edhe për banorët që presin ende nën çadra.
Shkeljet që janë bërë me këtë tender tregojnë se po vidhen fondet e Rindërtimit. Është një projekt me shumë rëndësi, me fond të konsiderueshëm dhe Sako kishte lënë vetëm 10 ditë kohë për dorëzimin ofertash.
Gjatë kësaj kohe vetëm firma INERTI shpk dorëzoi një ofertë me vlerë sa 100% e fondit limit.
Kemi mungesë konkurrencë dhe risk të fondit limit, thyere të dy rregullave më të rëndësishme në ligjin për prokurimet dhe sërish Sako ka vazhduar me planet e saja.
Pa garë fare ja ka dhuruar kontratën Florjan Muhës, që me shumë gjasa edhe fondin e kishte përcaktuar vetë. Kështu që është e qartë që ky projekt ka synim zhvatjen e fondit. Pastaj Muha njihet për mashtrime me kontratat e tenderave.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë Muha.
Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’. Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha në Bashkinë Elbasan, por tregon se sa e babëzitur, e verbuar dhe e pamëshirshme është kjo çetë hajdutësh sa që përlajnë edhe paratë publike për varrezat.
Kompani ka fituar gjatë viteve të fundit, e vetme dhe në bashkëpunim, mbi 12,061,728,786.00 lekë të reja tendera publikë, duke arritur kulmin me rindërtimin.
©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post