GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako skuq me shkelje kontratën 100 MLN lekë për riparimin e Galerisë “Nikolet Vasia”

13:54 - 07/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Sako skuq me shkelje kontratën 100 MLN lekë për riparimin e Galerisë “Nikolet Vasia”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirana Sako, nuk lë rast pa përfituar të bëjë tendera abuzivë, madje edhe kur fondet janë për kulturën. Sepse Durrësi është qytet që ka trashëguar infrastrukturë për aktivitete artistike dhe kulturore, por gjenden të lëna pas dore, derisa shkojnë drejt rrënimit.

Në ato raste ndërhyn bashkia për investim dhe organizohen prokurime që janë centralizuar në duart e kryetares.

Tenderi i fundit është me objekt ‘Rikonstruksion Galeria Nikolet Vasia’, e cila ndodhet ne qendër të Durrësit, shumë pranë bashkisë. Një ndër galeritë më te vjetra publike të qytetit, ku janë zhvilluar shumë aktivitete kulturore dhe është e vlerësuar nga artdashësit vendas dhe të huaj.

Prokurimi ka në dispozicion 100 milionë lekë, një vlerë e konsiderueshme por varet se si do të përdoret.

Sipas projektit  do të bëhen vetëm risuvatime në disa pjesë, vendosje dyersh të reja dhe lyerje e godinës njëkatëshe.

 

Punimet do të zgjasin vetëm 49 ditë dhe kështu interesi për këtë mundësi fitimprurëse ka qenë i lartë.  Janë 9 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre, por 8 prej kompanive u skualifikuan që në fillim. Ato kishin edhe propozimet më ekonomike. Siç ndodh rëndomë, përjashtimi i tyre ka ardhur me arsyetimet se nuk kanë dorëzuar dokumente për punë të mëparshme, për deklarim punëtorësh, apo vërtetimin të pagesave të tarifave vendore. Nëse qëllimi do të ishte të kursehej fondi dhe të garantohej cilësia e punimeve, do të komunikohej me pjesëmarrësit dhe nëse ishte e mundur do të plotësoheshin dokumentet e munguara.

Në fakt vjen menjëherë përjashtimi sepse fituesi është i paracaktuar.

Sako nuk e ka zbatuar ligjin, por ka favorizuar firmën “T&XH” me pronar Përparimin Cenën, që propozonte ta kryente punën me 92 milionë lekë. Ofertat e tjera varionin rreth shumës 83 milionë lekë, pra të paktën 20 milionë lekë do të ishin kursyer nga fondi limit.

Ndërsa kryetarja Sako ia ka dhuruar kontratën pa garë firmës
“T&XH
”, Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nga a ana tjetër, edhe organet e drejtësisë kanë vëmendje të shtuar kohët e fundit mbi denoncimet për korrupsion me kontratat e punëve publike në Bashkinë Durrës.  Kujtojmë se në 17 maj 2024, kryetarja Sako u paraqit në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: DurrësEmiriana SakoGaleriar abuzimred flagtende

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Nga zgjerimi i “Green Coast” i Samir Manes te hotelet në Jug, lejet e miratuara e KKT

Nga zgjerimi i “Green Coast” i Samir Manes te hotelet në Jug, lejet e miratuara e KKT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com