GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së, duke e akuzuar se mban peng opozitën për interesa personale.

Salianji shprehet se Rama dhe Berisha mbështesin njëri-tjetrin për të ruajtur një sistem politik që përjashton qytetarët nga vendimmarrja. Salianji e bën Berishën përgjegjës për humbjet elektorale, largimin e figurave të votuara dhe izolimin ndërkombëtar të PD-së. Sipas tij, drejtimi i partisë është vënë në funksion të fatit personal të kryetarit, duke dobësuar aftësinë e opozitës për të mobilizuar shoqërinë.

Salianji u bën thirrje demokratëve të kërkojnë largimin e Berishës, duke e cilësuar këtë si të nevojshëm për mbijetesën e partisë dhe krijimin e një alternative të re politike.

Reagimi i Salianjit: 

Revolta e të rinjve kundër bashkëqeverisjes Rama-Berisha.
Regjimi Rama–Berisha po vepron në koordinim për të shuar revoltën e të rinjve. Të dy na thonë: “Harrojeni se ikim nga pushteti”, asnjëri nuk largohet me dorëheqje dhe asnjëri nuk pranon zgjedhje të ndershme. Të dy kanë ndërtuar një sistem pervers zgjedhor dhe të dy bashkëqeverisin për të mbajtur peng Shqipërinë.
Sali Berisha, 36 vite në pushtet janë mjaft! Po i merr frymën Partisë Demokratike dhe po dëmton rëndë interesat e Shqipërisë.
Që kur more PD-në peng të interesit tënd personal, humbe bashkitë, i dhe Ramës mundësinë të marrë shumicën e cilësuar, shkatërrove meritokracinë dhe largove nga partia njerëzit më të votuar. E izolove PD-në ndërkombëtarisht, duke i mbyllur dyert e partnerëve, sot në selinë e PD nuk hyn asnjë ambasador sepse je ti aty ndërkohë që ti nuk del dot në shesh dhe nuk viziton dot as bulevardin e Tiranës! E dobësove aq shumë brenda vendit po aq sa me partnerët, sa sot opozita nuk arrin të mobilizojë shoqërinë në shesh, e me keq akoma shoqëria është mobilizuar për të flakur jashtë sistemit politik, byroistët e fundit.
Sali Berisha je i vetmi drejtues partie që refuzon të largohet pas 36 vitesh. E ke kthyer partinë në pronë personale dhe opozitën në peng të fatit tënd politik. Si mund të jesh ti shpresa e të rinjve pas 36 vitesh? Si mund të tentosh imponim në shoqëri kur as në rrugë nuk del dot për të ecur!

Revolta e të rinjve nuk është rastësi. Është revoltë kundër një sistemi që i përjashton, i varfëron dhe u vjedh të ardhmen.
Dhe ka arsye dhe të drejtë pse kjo revoltë godet edhe ty Sali: sepse nuk mund të jesh zëri i qytetarëve kundër korrupsionit, kur përballë kullave, koncesioneve dhe tenderave zgjedh heshtjen. Kur kullat, konçesionet dhe tenderat i ka e njëjta klientele. Nuk mund të luftosh një pushtet me të cilin, sipas kësaj akuze politike, je bërë pjesë e të njëjtit sistem.

Sepse Sali, qytetarët kane mllef e revolte reale ndaj Ramës sepse i dhunon, vjedh e varferon, ndersa ti prej 36 vitesh paguhesh nga sakrificat e qytetareve, me zyra, makina e shoqerues, ske qendruar asnje dite pa rrogë. Po kulla tek Pallati i Kongreseve pse ta ka zënë gojën e te ka mbyllur sytë?

Rama dhe Berisha kanë nevojë për njëri-tjetrin. Njëri përdor pushtetin, tjetri mban peng opozitën. Të dy përfitojnë nga një sistem që nuk u jep qytetarëve mundësi reale për të zgjedhur.

Të rinjtë nuk kërkojnë ndërrimin e radhës së pushtetit brenda të njëjtit sistem. Kërkojnë fundin e tij. Demokratet dinjitoze duhet te kerkojne largimin e Sali Berishës që partia të mbijetojë dhe ti shërbeje shoqerise.
Shqipëria nuk është pronë e Ramës. As e Berishës. E ardhmja e saj nuk mund të mbahet peng nga dy njerëz që refuzojnë të hapin rrugën për një alternativë të re.

As Rama, as Berisha! Shqipëria mbi interesat e tyre personale! Largimi i Berishës i hap rrugën largimit të Ramës brenda muajit!

Etiketa: berishaSalianji

Lajme të lidhura

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve
Aktualitet

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

13:36 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro
Aktualitet

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26
Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve
Aktualitet

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

13:36 - 22/10/26

Pas muajsh mobilizimi paqësor qytetar, protesta kaloi javën e kaluar, në Tiranë, në përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policëve....

Lexo më shumë
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26
Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com