GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji: Edi Ramës po i bien gurët një nga një, ja “plani” ynë për fitore në zgjedhje

18:32 - 10/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken nesër në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë takimit me demokratët në Rrëshen është shprehur se bashkimi i demokratëve dhe cilësia në përfaqësim është kombinimi i papërballueshëm për Edi Ramën.

Salianji tha se nëse demokratët janë të bashkuar dhe do të kandidojmë njerëz cilësore ne e mundim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme.

Ervin Salianji: “Ne jemi këtu mes demokratësh në një bashki të fituar. Nuk ishte në asnjë vend e lehtë. Të gjitha rrethanat ishin kundër nesh. Nuk kishim logo, fonde, ndërkohë që kundërshtari operonte me cdo mjet dhe instrument edhe të paligjshëm. Duke shkelur standardet e zgjedhjeve të lira dhe ndershme, të certifikuara në raportin e OSBE/ODIHR.

Bashkimi i demokratëve dhe cilësia në përfaqësim, ky kombinim rezultoi i papërballueshëm për Ramën dhe nëse ne vazhdojmë të bëjmë këtë, kjo do jetë një formulë suksesi edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ne kemi akoma shumë për të bërë, por me bashkimin dhe aktet e ndërmarra nga lidershipi i partisë, opozita po fiton cdo ditë e më shumë terren.

Puna profesionale dhe cilësore, po ia heq cdo ditë tullat qeverisë. Kemi arritur që ta vendosim qeverinë në këtë pozitë që ju e shihni sot. E patë se cfarë bëhet me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, e patë se cfarë bëhet me taksat e shqiptarëve, që duhet të shkojmë për shërbime shëndetësore më të mira, por shkojnë për koncesione.

E patë se cfarë ndodhi dje. Pasi ne ngritëm Komisionin Hetimor dhe vendosëm në krye të listës së personave për t’u pyetur në TIMS, e arrestuan drejtorin e Policisë së Shtetit dhe shpresoj të mos jetë një truk për t’iu shmangur hetimit të gjithë përgjegjësit nji më nji, të cilët e kanë përdorur ndërhyrjen në sistemin e TIMS, për t’u dhënë grupeve kriminale akses dhe për të fshirë të dhënat.

Nuk mund të ketë truk që në një vit e kusur pasi është denoncuar ndërhyrja në sistemin TIMS, qeveria bën sikur arreston një drejtor që e ka lënë për një vit e gjysëm aty.

A e keni parë se sa qesharak janë, a e dëgjuat se si në të njëjtin komision kërkuan që të vinte të dëshmonte Sali Berisha, ditën tjetër erdhën dhe thanë që në bëmë shaka.“

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Alizoti: Edi Rama, i vetmi kryeministër që udhëton me avion privat

Alizoti: Edi Rama, i vetmi kryeministër që udhëton me avion privat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com