GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji ngre alarmin: Krerët e grupeve kriminale jetojnë të lirë në Dubai

14:13 - 13/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji ngre alarmin: Krerët e grupeve kriminale jetojnë të lirë në Dubai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur një shqetësim serioz në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, që ka të bëjë me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë që siç tha ai jetojnë të lirë në Dubai.

Salianji kërkoi që qeveria shqiptare të përshpejtojë dhe të arrijë në një situatë për të zgjidhur çështjen e esktradimit të kriminelëve që jetojnë, madje drejtojnë edhe grupet nga Dubai.

“Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me proces gjyqësor atje. Duke qenë se kjo marrëveshje kalon për shkëmbim informacioni, deri sot nuk është shkëmbyer informacion me Emiratet e Bashkuara Arabe? Shqipëria dhe qeveria në kushtet kur Emiratet e Bashkuara Arabë për shqetësimin e tyre kërkojnë një marrëveshje, pse nuk kërkon që të përshpejtohet apo të arrijë në një situatë për të zgjidhur problematiken e vet për të sjellë kriminelët që jetojnë të lirë atje, duke përfshire elementë të tjerë që kanë të bëjnë me ekstradimin në  mënyrë të shpejtë, por vetëm më shkëmbimin e informacionit? Është bërë në media po ashtu, mediave i referohemi sepse ju nuk keni statistika të plota. Pushka kërcet në Shqipëri, shampanja hapet në Dubai. Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit. Ne do ta votojmë, por cili është qëllimi fundor i kësaj marrëveshje për Shqipërinë?, tha Salianji.

Në komision u diskutua projekti ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”.

 

Etiketa: DubaikrimineleKryesore1SalianjiVrasje

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Ngacmoi seksualisht një grua, në pranga 31-vjeçari në Tiranë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme në Tiranë, policia arreston 6 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com