GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Rikthimi i Bashës për interesa personale, ka dalë i fundit në çdo garë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji për protestën e 11 Shkurtit: Reagimi qytetar do jetë masiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, e konsideron rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive si tërësisht për interesa personale.
Duke u shprehur kundër mundësisë për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, Salianji tha se ky i fundit shfrytëzoi çdo mundësi nga demokratët, por që dështoi në çdo betejë.

Sipas tij, ishte Basha ai që e katandisi PD-në në gjendjen ku ndodhet sot, duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama.

“Thellësisht për interes personal (kthimi i Bashës). Logjika më çon se është për t’i shërbyer Edi Ramës, për t’i vendosur një barrierë tjetër bashkimit të demokratëve. Ndërkohë që demokratët janë detyruar të ulen të bashkëpunojnë me kolegë të PS në komisione, sot deputetet e dalë nga lista nuk ulen me njëri tjetrin. Nuk ka një interes për të ndihmuar demokratet.

Nuk duhet marrë seriozisht fare, për ta thënë në mënyrë metaforike. Është si dikush që zgjohet nga gjumi kap play station-n dhe mendon se do luajë. 20 njerëz i mbledh edhe militanti më fundor. Mund t’i mbledhë dhe të thotë do jem shpëtimtari. Po t’ju them unë që ai do jetë shpëtimtari, ju nuk do e mbani dot të qeshurën. Këtu ka vetëm një gjë. Nuk është njeri që mban përgjegjësi.

Ka marrë çdo benefit të mundshëm nga demokratët dhe e katandisi PD në këtë gjendje që është sot. Nëse do kishte përgjegjësi duhet ta kishte mbyllur, duhet të kishte lënë edhe mandatin e deputetit, të hynte një deputet tjetër dhe të vazhdonte punën e vet.

Politika nuk është një profesion i përjetshëm. Ai dështoi në çdo betejë, por edhe në çdo nismë që ka ndërmarrë qeveria apo PD. Si do rikthehet? Një njeri që del i fundit në çdo garë, ka logon, siglën, mbështetjen ndërkombëtare dhe del i fundit. Si do ta mundësh Edi Ramën kur nuk bind dot 5 njerëz? Persona të tillë i shërbejnë agjendave okulte që duan të dëmtojnë opozitën. Opozita duhet të ridimensionohet duke mos e përfshirë fare.

La bashkitë, la mandatet, la reformën territoriale dhe reformën administrative. Ka qytetarë që nuk mendojnë dot se shërbyesi kryesor i Edi Ramës ka qenë ai. Na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera dhe të mos bëhet pengesë e të mos vendosë një barrikadë tjetër opozitës”, tha Salianji.

Etiketa: BASHAKryesore1PDSalianji

Lajme të lidhura

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në Kuvend
Aktualitet

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në Kuvend

19:27 - 01/11/26
Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin

18:49 - 01/11/26
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

18:28 - 01/11/26
Para
Kane dhe Chukwueze pranë Real Madridit? Ja si është e vërteta

Kane dhe Chukwueze pranë Real Madridit? Ja si është e vërteta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në Kuvend
Aktualitet

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në Kuvend

19:27 - 01/11/26

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili...

Lexo më shumë
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

19:05 - 01/11/26
Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin

18:49 - 01/11/26
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

18:28 - 01/11/26
Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

18:06 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com