GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji: Socialistët votuan komisionin pro-korrupsion, Rama kërkon kontroll mbi gjithçka

19:02 - 06/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: PD tashmë është e organizuar, jemi gati për ta mundur Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka komentuar votimin e sotëm të PS-së në parlament, ku u miratua ngritja e komisionit anti-korrupsion vetëm me votat e mazhorancës.

Sipas Salianjit, ky nuk është një komision anti-korrupsion por është pro-korrupsion, i prezantuar nga kryetari i PS në grupin e vetë parlamentar me një terminologji ‘Shqipëria 2030’.

‘Thelbi i të gjithë punës së këtij komisioni do të jetë kufizimi dhe kontrolli i të gjithë pushteteve të tjera të pavarura, që nuk ka kapur sot PS në drejtësi, në KLSH, ILDKPI, Bankë dhe çdo institucion kushtetues që deri më sot ka një hapsirë autonomie, po kërkon ta kufizojë’, u shpreh Salianji.

“Duhet ta quajmë ashtu siç është. Ky është një komision pro-korrupsion. Nga gjithë të dhënat ky komision është një platformë elektorale e PS, një dokument i prezantuar nga kryetari i PS në grupin e vetë parlamentar me një terminologji ‘Shqipëria 2030’.

Thelbi i të gjithë punës së këtij komisioni do të jetë kufizimi dhe kontrolli i të gjithë pushteteve të tjera të pavarura, që nuk ka kapur sot PS në drejtësi, në KLSH, ILDKPI, Bankë dhe çdo institucion kushtetues që deri më sot ka një hapsirë autonomie, po kërkon ta kufizoi.

Po ashtu dhe ndryshimin e aspekteve ligjore për të favorizuar ata që janë përfshirë në korrupsion”, tha ai

Salianji theksoi se ‘mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen’.

Duke iu referuar sulmit të ministrave të Ramës ndaj mediave Rai dhe BILD, Salianji u shpreh se kjo është qesharake të thuash se ‘po ra Rama ra Meloni’.

“Mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen. Në këto kushte ajo që konfirmohet prapë është që këtu kemi një autokraci dhe duhen bërë llogaritë me autokracinë dhe sa vjen e sa vjen zullumi po trashet.

Nuk ka njeri që të thuash se po godasin këtë se po ra Rama ra Meloni. Kjo është qesharake. Ore Edi Rama e përdor Shqipërinë si pronë të vetën për të krijuar kontakt me Melonin, me cilindo në këtë vend”, shtoi ai.

Etiketa: KomisionSalianji

Lajme të lidhura

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
Breaking Views

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye
Breaking Views

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26
Para
Dionisi nuk dorëzohet, vazhdon betejën për t’i rrëmbyer një puthje Baby G

Dionisi nuk dorëzohet, vazhdon betejën për t’i rrëmbyer një puthje Baby G

Discussion about this post

TË FUNDIT

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26

Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar. Në njoftimin...

Lexo më shumë
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com