“Salillari” kompania e oligarkut Pëllumb Salillari që thith miliarda lekë projekte të mëdha dhe lë pas punë pa cilësi për të cilat nuk i kërkon askush llogari. Së fundmi, Salillari ka përveshur mëngët dhe të bëjë art. Sigurisht me lekët e mbledhur nga taksapaguesit mund të bësh gjithçka!
Konkretisht kontrata që skuqet nga shkeljet ka për objekt “Krijimin e parqeve tematike ne funksion te evokimit te vlerave kulturore rajoni 2: Parku Tematik Kulturor, “Tirana Art Garden (Lot 1 -Infrastruktura)”.
Ky tender është zhvilluar në korrik të këtij viti, por ka kaluar pa zë, si një reklamim normal për një vepër arti që FSHZH kërkon të bëjë në Petrelë. Por, në fakt jo çdo gjë është ashtu si duket. Ky tender përmban edhe shumë prapaskena që ku zhvatet fondi prej 3.7 milionë euro.
Duke shfletuar dosjen gjejmë relacionin shoqërues, sipas të cilit objekti “Parku tematik kulturor “Tirana Art Garden” propozohet të realizohet në Bashkinë Tiranë, në jug të qytetit, në fshatin Petrelë. Sa për sqarim ky objekt është ish-magazinat e Repartit Ushtarak, gjenden në Njësinë Administrative Petrelë, në fshatin Zarranik, pranë bregut të Lumit Erzen, në një terren të gjelbër.
Sigurisht që edhe kjo hapësirë e gjelbër do të cenohet, pasi Salillari do të ndërtojë ndonjë restorant, bar kafe aty për qytetarët që do të shkojnë të vizitojnë “artin” e tij. Sepse në projekt parashikohet që të krijohet infrastruktura e përshtatshme për galeri arti, për të praktikuar artin (pikturë, skulpturë, fotografi etj.).
Epo i gjithë zhvillimi i procesit të tenderit dhe lënia e projektit në dorën e një biznesmeni që di vetëm të hapë gropa dhe të hedhë beton, na tregon se thelbi i këtij tenderi nuk është arti.
Në dokument shohim që kanë paraqitur oferta 12 kompani, të gjitha të pronarëve të njohur si protagonistë të favorizuar në super tendera nga zyrtarët e korruptuar, sidomos nga ARRSH, nga fondet Rindërtimit, Unaza e Re Tiranë dhe projekte të tjera gjigande. Roli i disave prej tyre ka qenë të jenë fasadë e tenderit, sepse Agolli e kishte ndarë pazarin me Salillarin.
Gjashtë oferta ishin më të lira, por ato u përjashtuan për mungesë të ndonjë dokumenti dhe fill pas tyre u skualifikuan edhe 5 ofertat e tjera, për t’i hapur rrugën ftuesit të paracaktuar. Më 19 gusht 2024, Salillarit ju dhurua kontrata e firmosur dhe pritej që të nisnin punimet, të cilat do të zgjasin 18 muaj, sipas dokumenteve.
Por, dikush ka mbetur i pakënaqur nga Agolli. Tenderi u denoncua në KPP dhe procedurat u anuluan deri më datë 2 shtator 2024, kur u dha vendimi i KPP. Nuk është parë ndonjëherë që Komisioni të shkelë vendimin e Agollit edhe pse çdo tender me vlerë të madhe e zhvillon në shkelje. Prandaj edhe këtë herë është lënë si fitues ai që ishte caktuar në fillim, sërish Salillari. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.
Kështu Salillarit i kriohet mundësia për të sjellë beton, për objektet e reja në këtë zonë të gjelbër, duke e privatizuar në një lloj mënyre ish-repartin ushtarak. Ndërsa Agolli që vazhdon të jetë nën hetim nga SPAK, vazhdon i pashqetësuar të zhvillojë tendera korruptivë.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201
Discussion about this post