GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Salillari mund qeverinë, vijon punimet në ndërtimin e konfiskuar që është pa leje

16:45 - 27/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Salillari mund qeverinë, vijon punimet në ndërtimin e konfiskuar që është pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 9 shtator të vitit të kaluar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i propozoi Këshillit Kombëtar i Territorit, konfiskimin e një ndërtimi pa leje të bërë në një nga zonat më të mira dhe më të kushtueshme në Tiranë me ndërtues biznesmenin Pëllumb Salillari.

Objekti në fjalë ishte godinë banimi dhe shërbimi 2,4 dhe 6 kat, me 2-5 kat parkim dhe shërbime nën tokë, me vendodhje pranë liqenit të thatë, dhe ishte ndërtuar në tejkalim të lejes ndërtimore me 10%.

Vendimi për këtë konfiskim u njoftua nga ministri i Brendshëm aso kohe Bledi Çuçi i cili shprehej se biznesmeni Pëllumb Salillari, kishte dy opsione për këtë ndërtim pa leje, ose ta parableje ndërtimin ose ta dhurojë.

‘Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji. Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t’ia hedhin me ryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin pa pushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudo qoftë.’– u shpreh më 9 shtator 2022 Çuçi.

Por çfarë ka ndodhur me këtë vendim të Këshillit Kombëtar i Territorit?

Krejt ndryshe nga çfarë deklaroi qeveria kur e ndërmori vrullshëm këtë nismë, vendimi për ti konfiskuar ndërtimin biznesmenit, tanimë është i pavlefshëm.

Konfiskimi i këtij objekti që u ndërmor në kuadër të VKM së muajit shtator 2022, që synonte të konfiskonte të gjitha ndërtimet e bëra në tejkalim të lejes ose pa leje dhe që kishin si qëllim fitimin, tanimë nuk është i vlefshëm për shkak se kompania private vijon me punimet pa u shqetësuar për këtë vendimmarrje.

Objekti që shikoni në foton e mësipërme është pallati i konfiskuar i Pëllumb Salillarit pranë Kopshtit Zoologjik, të cilit një vit më parë ju vu shiriti i pezullimit të punimeve, mirëpo tani pamja e tij ka ndryshuar pasi punimet kanë vijuar normalisht.

Biznesmeni duket se e ka fituar betejën me qeverinë dhe ka vijuar i qetë me aktivitetin e tij të ndërtimit, duke avancuar me punimet në kompleks edhe pse 1200 metër katror të kësaj godine janë pa leje.

Praktikisht kompania private që ka marrë me dhjetëra tendera, e miliona euro publike për kontrata të ndryshme, tanimë është edhe mbi vendimet dhe ligjet e shtetit shqiptar. Pikëpyetja që ngrihet është- “As tani nuk e shikon qeveria abuzimin që po ndodh përpara syve të të gjithë institucioneve?”

Shteti i biznesmenëve!

Paligjshmëria e biznesmenëve që bëhet në sy të institucioneve nuk ndëshkohet, ndërsa qytetarët e thjeshtë në Shqipëri janë ndëshkuar edhe për meremetime, dhe kanë mbetur të pastrehë e nuk janë lejuar të vendosi qoftë edhe një tullë pa leje, kurse kullat mbeten të paprekshme. Qeveria edhe pse në asnjë moment nuk ka bërë transparencë se çfarë po ndodh me këto ndërtime që përderisa janë të konfiskuara janë pronë e shtetit, e më konkretisht në varësi të Ministrisë së Financave, vijon të hesht përballë këtij abuzimi që po bëhet.

Kompania Salillari e kundërshtoi këtë vendim konfiskimi edhe në gjykatë me argumentin se kishte apartamente të shitura, por që e humbi gjyqin. Praktikisht godina tek Kopshti Zoologjik është nën kompetencat e Financave si autoritet përfitues i konfiskimeve të bëra, siç specifikohet edhe në ligjin e hartuar vetëm në funksion të këtij procesi.

Ndërtimet pa leje u harruan!

Për shkak të shumë akuzave dhe debateve që shkaktoi VKM-ja për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, vendim që përfundoi edhe në Gjykatën Kushtetuese, qeveria e ktheu në ligj.

Por pavarësisht këtij ligji të miratuar asnjë vendim nuk është marrë për konfiskime që prej dhjetorit të vitit 2022, pasi vendimet e fundit nga KKT janë marrë me datën 28 dhjetor 2022, me 7 masa konfiskimi.

Në total nga muaji shtatori i viti 2022 deri më tani qeveria ka miratuar vetëm 26 vendime konfiskimi, ku vetëm për 10 prej tyre është bërë e ditur se sa është sipërfaqja e konfiskuar në rreth 11 mijë, ndërsa për 16 vendimet e tjera, thuhet se është konfiskuar vetëm 10% e sipërfaqes ndërtimore.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Salillari

Lajme të lidhura

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë
Breaking Views

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë

14:36 - 15/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Vrasja në Sukth, ja dy pistat ku po heton policia. Detajet

Vrasja në Sukth, ja dy pistat ku po heton policia. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com