GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Saliu, nga Foltore “ideali” e mbylli Llogore zjarri!

19:53 - 09/01/22
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Një ditë pasi shkatërroi selinë, Berisha shkon në PD: Faktuam që Basha është armik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundi politik i katrahurës në dyert e shtëpisë opozitare damkosi edhe peshën e viteve të doktorit, por pritshmëritë për nismën e tij, e cila nisi me salla të mbyllura dhe përfundoi me katale varesh! E nisi realisht me foltore, por Saliu nuk mund të dilte dot nga natyra, e mbylli me llogore, për t’i dhënë oksigjen një llaxoreje si Rama që gjeti momentin për tu tallur me këtë opozitë që u denigrua në mënyrën më unikale. Vareja në fakt nuk shkoi aspak për dyert e selisë qendrore, por me vare, Saliu goditi atë fashë të shoqërisë civile me bindje demokrate që rrinë të trembur e në heshtje, por që në koshiencën e tyre nuk mund të ngrinin dot kokë. Nga çfarë? Pikërisht nga dhunimi psikologjik dhe standard i kësaj nomenklature afër foltorebërësit, që në fund arriti të lëshojë turravrapin e çetës së tij drejt zyrave të forcës opozitare.

Dje dhe sot dhe në vijimësi Basha dhe forca që drejton, janë target helmi i një grupimi të verbër, me suport të orkestruar mediatik dhe publik, me qëllimin final për të keqpërdorur këtë farsë për interes aspak të shumicës, por të një pakice që lëngoi në heshtje, me atë që pa të digjej në zyrat e selisë, që deri para pak muajsh ishte epiqendra e pushtetit të ardhshëm. Skena e shëmtuar, e frikshme, e ideuar, e mirëmenduar, por e dështuar dhe e lënë përgjysmë nga banda e Saliut pa shpëtim, ishte thjeshtë një mesazh për një shtresë:

Me mësymjen alla-turke drejt mureve të shtëpisë së tyre, kontingjenti penal distancoi vlerat e vërteta të PD-së, të cilët të turpëruar dhe të trembur, e lanë sferën publike zonë ekskluzive të personave pa standard, pa limit, pa sens dhe tërësisht të fryrë nga instikti kanunor i babait të plakur.

Nga sulmi frontal anti-amerikan mbi PD-në, të shtunën e 8 janarit Saliu humbi në opinionin publik mbi atë që deri dje funksionoi: Që apeli për dhunë e vrasje nuk mund të rezultonte më fitues. Ai vetë si Sali regjistroi në librin e tij të karrierës me shumë gjurmë të zeza politikëbërje, një tjetër njollë të fortë, atë të urdhrit të një ataku mizor, pa limite logjike ndaj selisë së partisë së tij, në limitet e një skene krimi, fatmirësisht, pa të vrarë. Me veprimin e djeshëm, Basha fitoi edhe provën e forcës me prezencën në zyrë, përtej sprovës politike. Por Berisha u vrenjt, sepse të shtunën e 8 janarit, ai ishte koshient që ra një herë e përherë thagma e tij e pandëshkueshmërisë nga ligjzbatuesit. Ndërhyrja e policisë e detyroi të zbythej, keq. Tashmë, është koha të flasë drejtësia. Është koha e SPAK, është momenti që drejtësia të veprojë realisht, pasi, pas dosjeve që prodhuan miliarda lekë korruptive, Saliu ka mbi shpinë edhe mësymjen katale në selinë e tij. Drejtësia ende po qëndron stand-by. Boll është boll, tha Basha pasditen e 7 janarit, por po kjo frazë: boll është boll është njësoj edhe për…drejtësinë e re, që ende nuk është bërë e re.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Makina përplas ambulancën në Tiranë, dy të plagosur

Makina përplas ambulancën në Tiranë, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një...

Lexo më shumë
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com