GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Serbia dhe Bosnja refuzojnë deklaratën e përbashkët

22:24 - 16/06/25
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i SEECP-së në Tiranë, Serbia dhe Bosnja refuzojnë deklaratën e përbashkët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj, u zhvillua sot në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Një deklaratë e Tiranës zyrtare që është në përputhje me BE dhe partnerët për situatën e luftës u refuzua të firmosej vetëm nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Po ashtu një tjetër deklaratë u nënshkrua për sanksionet e Kosovës.

Presidenti Bajram Begaj, nga konferenca e ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ripërsëriti mbështetjen për të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të saj në konfliktin me Iranin. Begaj i bëri thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore.

Në mbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Bajram Begaj sqaroi qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratën e përbashkët të miratuar. Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit konfirmoi se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina refuzuan nënshkrimin e saj, ndërsa pjesa tjetër e vendeve e mbështeti.

Gazetarët: Serbia ka refuzuar të nënshkruajë deklaratën e përbashkët?

Presidenti i Republikës – Përshëndetje! Faleminderit shumë për gjithë këtë pritje dhe për prezantimin si duhet të një samiti, i cili ka vlerë të madhe për të gjitha vendet e Evropës Juglindore jo vetëm për faktin e një procesi anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por edhe të bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi rajonal për ne është i rëndësishëm, sepse çdo zgjidhje në mënyrë paqësore dhe bashkëpunuese nëpërmjet dialogut do të sjellë zhvillim, do të sjellë prosperitet, do të sjellë stabilitet dhe paqe për të gjithë rajonin tonë.

Gazetarët: Cili ka qenë qëndrimi i Serbisë?

Presidenti i Republikës: Në fakt, ne sot patëm një qëndrim, ishte deklaratë e Tiranës.

Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. U refuzua nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, të cilët kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar deklaratën e përbashkët. Ne ramë dakord që çështja e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës, një çështje që unë e kam deklaruar në të gjitha daljet e mia publike, është një çështje e padrejtë, një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë më parë, dhe nesër është shumë vonë, sepse sanksionet nuk janë vendosur për politikanët kosovarë, sanksionet janë vendosur për qytetarët e Kosovës, për të pasur shërbime të mira publike.

Gazetarët: Pjesa e sanksioneve do të jetë pjesë e deklaratës së përbashkët?

Presidenti i Republikës: Është një deklaratë shtesë, që është e shënuar në protokoll, që bëhet bazuar në të gjitha ligjet ndërkombëtare, e bërë nga Prishtina.

Gazetarët: Po pretendimet e Serbisë ishin për çështjen Gaza dhe për luftën në Ukrainë?

Presidenti i Republikës: Beogradi dhe Sarajeva kishin pretendimet e tyre për çështje të lidhura me sigurinë, por unë mendoj se siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë sonë, siguria është një term dhe definicion më i përhapur, më i gjerë, dhe çfarëdo ndodh sot në botë është një rrezik për stabilitetin jo vetëm atje ku ndodh, por për të gjitha vendet e botës. Ne e kemi kuptuar shumë mirë se çfarë ndodhi me agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës, që solli, mbi të gjitha, probleme jo vetëm për vendet e përfshira në konflikt, por po ashtu edhe për vende të tjera në prishjen e zinxhirit të furnizimeve.

Gazetarët: Në takimet me dyer të mbyllura keni patur diskutime apo qëndrime mbi konfliktin e nisur mes Izraelit dhe Iranit? Ka pasur qëndrime të përbashkëta apo të kundërta, nisur nga fakti që prezent ka qenë Ministri i Jashtëm i Turqisë?

Presidenti i Republikës: Patjetër, unë thashë që deklarata e Tiranës zyrtare u miratua nga shumica e vendeve pjesëmarrëse, kështu që kur them u miratua nga shumica, përveç Beogradit dhe Sarajevës, të tjerët nuk kishin asnjë lloj pretendimi. Ajo çfarë ne thamë, është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë është 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Kemi hapur edhe kapitullin përkatës për këtë gjë dhe besoj se është gjëja e duhur që ne kemi bërë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave
Aktualitet

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë
Aktualitet

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Para
Pse Veliaj ka pak shance të lirohet nga Gjykata e Lartë? Ja kush është gjyqtarja që ka dosjen

Pse Veliaj ka pak shance të lirohet nga Gjykata e Lartë? Ja kush është gjyqtarja që ka dosjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25

Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan...

Lexo më shumë
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

21:24 - 17/07/25
Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

20:34 - 17/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com