GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti i Ukrainës, Berisha: Të ndalohet me ligj veprimtaria e Soros, ja pse munguan flamujt kombëtarë

19:18 - 28/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i Ukrainës, Berisha: Të  ndalohet me ligj veprimtaria e Soros, ja pse munguan flamujt kombëtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje Kongresit të SHBA-së që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e Alex Soros në Europë, Ballkan dhe Shqipëri.

Referuar prezencës së Alex Soros në Samitin e Ukrainës që u mbajt në Tiranë, Berisha ironizoi duke e cilvsuar atë si një anëtar të delegacionit shqiptar.

“Alex Soros qëndronte bashkë me delegacionin shqiptar, duke harruar se ai mbron Edi Ramën, një Pashiq serb në Tiranë. Prania e Soros si anëtar delegacioni i Shqipërisë është dëshmia më flagrante e angazhimit të tij për të mbrojtur Edi Ramën pavarësisht nga çdo e zezë që kjo e keqe e madhe u bën shqiptarëve.

Alex Soros mbron Edi Ramën, njeriu i cili në tetë vite ka përzënë nga Shqipëria, duke vrarë shpresën, një të tretën e popullatës shqiptare, më shumë se çdo pushim i huaj në të gjitha kohërat, më shumë se çdo luftë botërore, rajonale, e çfarëdolloji nga një vend i caktuar.

Dhe ky mbron këtë sepse ka interesa të kundërta me shqiptarët.

Alex Soros është arkitekti bashkë me Sergei Lavrov, mbështetës kryesor i Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Nismës së Berlinit, mbështetës kryesor i ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

Një tjetër detaj që ish-Kryeministri evidentoi gjatë punimeve të Samitit ishte mungesa e flamujve kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse. Sipas ish-Kryeministrit, kjo gjë ka ndodhur sepse Aleksandar Vuçiç, që Berisha e cilësoi Putinin e vogël, nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

“Ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës.

Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.

Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin.

Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive.

Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë”, tha Berisha.

Duke u ndalur te deklarata e Samitit, Berisha u shpreh se padroni dhe argati Rama dhe Vuçiç, nuk shqipëroi njëherë të vetme fjalën sanksione ndaj Rusisë.

“Nuk shqipëroi një herë të vetme fjalën rrezik rus për Ballkanin. Nuk shqipëroi një herë të vetme emrin e barbarit Vladimir Putin.

Të lëshosh një komunikatë me qindra e qindra fjalë dhe të mos guxosh të përmendësh njëherë barbarin Putin për agresionin e tij ndaj Ukrainës, është njëlloj sikundër të flisje për nazistët dhe të mos flisje për Hitlerin.

Po pse ndodh kjo?

Si ka mundësi që një komunikatë e publikuar nga krerë shtetesh dhe qeverish në kryeqytetin e një vendi të NATO-s, nuk guxon të thotë një fjalë të vetme, të përmende njëherë Vladimir Putinin, barbarin që urdhëroi sulmin mbi Ukrainën?

Arsyeja është vetëm një: në konferencë ishte Putini i vogël, ishte Aleksandër Vuçiç.

Dominimi i tij në samit ishte i papranueshëm.

Për vete ai nuk respekton sanksionet ndaj Rusisë. Përkundrazi, ka shndërruar Serbinë në një prapavijë të fuqishme të Rusisë së Putinit”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Samiti

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Aksident në Lushnjë/ 2 persona përfundojnë në spital

Aksident në Lushnjë/ 2 persona përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com