GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sanksionet e amerikanëve për bandat në veri, reagon ministrja Haxhiu

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sanksionet e amerikanëve për bandat në veri, reagon ministrja Haxhiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar  se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj personave, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione. Lidhur me përfshirjen e personave të tjerë në këtë listë, Haxhiu tha se është shumë e rëndësishme që institucionet të mos i mbyllin sytë karshi këtyre rasteve. Po ashtu, ajo tha se të njëjtit njerëz nuk mund të operonin lirshëm pa mbështetjen e qeveritarëve të kaluar.

Ditë më parë, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara vendosen sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq, si i dyshuar për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.  Bëhet me dije se, Ministria e Infrastrukturës ia ndërpreu kontratën për mirëmbajtje të rrugëve kompanisë së Radule Steviq, i cili është pjesë e kësaj liste.

“Ne si Qeveri, por edhe si ministri e Drejtësisë, i kemi mirëpritur sanksionet e vendosura ndaj kriminelëve serbë nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Konsideroj se jo vetëm pas këtyre sanksioneve, por edhe paraprakisht është dashur të ketë veprime të institucioneve qoftë të sigurisë, qoftë të drejtësisë, në raport me këta persona. E sidomos tani pas sanksionimit, unë nuk kam informacione në qoftë se institucionet janë duke e adresuar këtë. Kam qenë jashtëzakonisht e shqetësuar që për njërin prej tyre, në muajin shkurt të këtij viti, është tërhequr urdhërarresti, madje kam qenë e habitur me deklaratën e ish-prokurorit të kësaj lënde ku thotë se ‘ka pasur edhe profile të larta që kanë ardhur në derën time’, duke iu referuar politikanëve shqiptarë për të bërë presion tek ai për ta tërhequr këtë urdhërarrest”, u shpreh ajo.

Ministrja e Drejtësisë tha se institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë nuk duhet të kenë mëshirë ndaj kriminelëve të cilët kanë operuar lirshëm në Kosovës.

Etiketa: MinistresanksioneSHBA

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Para
Rama, Vuçiç dhe Zaev, letër të hapur para takimit për “Ballkanin e Hapur” në Tiranë

Rama, Vuçiç dhe Zaev, letër të hapur para takimit për “Ballkanin e Hapur” në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com