GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Saranda, vendi i parajsës por edhe i zhgënjimit për turistët

15:22 - 28/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Saranda, vendi i parajsës por edhe i  zhgënjimit për turistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Saranda është duke jetuar këto ditë fund gushti pikun e sezonit turistik për këtë vit.

Plazhet publike dhe private që nisin që prej portit të Sarandës dhe përfundojnë në rrugën dalëse drejt Ksamilit po presin pushues nga Shqipëria dhe Europa prej tri muajsh tashmë.

Prekjet e përditshme të anijeve, jahteve, velierave janë gati të dyfishuara përgjatë gushtit. Vetëm prej portit të Sarandës mbërrijnë në këtë destinacion gati 2000 vizitorë çdo ditë. Kapiteni britanik David Batler që drejton një ekuipazh prej 11 vetësh në një jaht luksoz thotë se Shqipëria po bëhet më e njohur dhe ka premisa t’i rikthejë vizitorët, por kapiteni Butler shpenzon në Shqipëri rreth 24 orë, ç’ka konfirmon se ende për vizitorët e luksit, Shqipëria ngelet një destinacion tranzit për t’u furnizuar me karburant, dhe lehtësira të tjera.

“Ne po vijmë në Shqipëri për të dytin ose të tretin vit rradhazi dhe këtë vit shohim më shumë njerëz dhe më shumë anije dhe jahte. Ne vijmë sot nga Ibiza dhe sipas rutinës normale ndalojmë për disa orë këtu dhe nesër do të jemi në Athinë. Fatkeqsisht koha ështëe shkurtër për të parë me imtësi ofertën e bregdetit por shpresojmë të rikthemi për më gjatë herës tjetër”, thotë kapiteni David Butler.

Por ajo që vihet re këtë vit falë mbingarkesës në numra vizitorësh dhe kohës më të gjatë të qëndrimit është një rënie në nivelin e shërbimeve çka vërehet nga rankimi që destinacioni ka në platformat Booking, Airbnb, Trip Advisor apo Google Bussines.

Vizitorët flasin për një zbulim interesant sa i përket investimeve të reja dhe kanë vlerësuar lart arredimin dhe hapësirën e dhomave por shumë më dobët se viti i kaluar po vlerësohet ushqimi, mikpritja, parkimi, shërbimi në tërësi dhe sidomos çmimet.

Vanessa nga Anglia që shpenzoi në çift disa ditë në Sarandë në një hotel të njohur e vlerësoi shërbimin me 7 nga 10 pikë.

“Hoteli kishte një plazh privat që menduam se do të ishte i përfshirë në çmim por ne u detyruam të paguajmë ekstra megjithatë pishina ishte e këndshme, restoranti dhe hoteli ishin mjaft të shtrenjtë, mëngjesi i mirë por patëm pak për të zgjedhur”.

Një tjetër kliente e një hoteli luksoz Aysha pretendon se, çmimi, shërbimi, kualifikimi i stafit dhe standardi nuk i përgjigjet yjeve që hoteli ka.

“Djali im goditi gishtin e këmbës ndërsa po luante në pishinën e fëmijëve. Kur i kërkova recepsionistes një fasho stabilizuese të thjeshtë më tha se nuk kishte. Për më tej nuk ka pishina të ngrohta dhe këtu i ndryshojnë çmimet çdo ditë. Në Booking pamë që mund të parkonim për 10 Euro në ditë dhe kur mbërritëm na detyruan të paguajmë 12. Më shumë sesa orientimi për shërbimin nga recepsioni morëm paralajmërimin për penalitete në rast se do humbisnim peshqirët apo çelësat.”

Mirsada që jeton në SHBA ka vlerësuar një restorant të njohur në Sarandë si abuziv me çmimin e ushqimit.

“Porositëm një biftek Tomahaëk dhe në menu ishte 2600 lekë. E konfirmuam se ishte çmimi për të gjithë biftekun por në fakt kishte qenë çmimi për gram. I gjithë bifteku na kushtoi rreth 26 000 lekë ose 260 dollarë. Në restorantet më luksozë të Nju Jorkut nuk kisha paguar kurrë kaq shumë për një biftek”.

Zhbalancimin e raportit ofertë çmim por edhe praninë e konkurrencës së pandershme, bashkë me rrezikun e një bumerangu për vijimësinë e konfirmon edhe Arben Çipa operator turistik prej 25 vitesh në Sarandë.

Promovimi i bregdetit shqiptar si vendi i pushimeve të lira nuk rezultoi një promocion real për profilin e vizitorëve të kësaj vere. Oferta ishte të paktën 20-30% më e shtrenjtë nga sa pritej ndërsa për vizitorët që kërkuan standardet më të larta në treg shërbimi nuk ishte i justifikuar. Përshtypjet e vizitorëve e kanë ulur rankimin mesatar të Sarandës për shërbimet bazë nga 8,7 që ishte vitin e kaluar në 7 këtë vit. Ajo për të cilën tërheqin vëmendjen shumica e vizitorëve është kaosi në qarkullim, mungesa e parkimeve, muzika shumë e lartë dhe vonesat në shërbim.

Etiketa: SarandeTuriste

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Rama ndaj BE-së: Të na japë hapësira, jo vetëm projekte e kritika

Rama ndaj BE-së: Të na japë hapësira, jo vetëm projekte e kritika

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com