GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

S’dihet kush janë! ISIS ka vrarë 6 persona në kampin Al-Hol, ka edhe gra

19:51 - 19/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
S’dihet kush janë! ISIS ka vrarë 6 persona në kampin Al-Hol, ka edhe gra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka vrarë gjashtë persona, përfshirë katër gra, në kampin Al-Hol të Sirisë gjatë muajit dhjetor, tha një grup monitorues. Në këtë kamp, që kontrollohet nga kurdët, janë të vendosur 62,000 persona, përfshirë edhe të afërmit e militantëve të IS-it. Rreth 93 për qind e personave të vendosur në kamp janë gra dhe fëmijë dhe pothuajse gjysma e tyre janë nga Iraku. Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup monitorues që ka një rrjet burimesh në Siri, që prej fillimit të muajit dhjetor, në kampin Al-Hol janë kryer “gjashtë vrasje”. Viktima e fundit ishte vrarë të shtunën, më 18 dhjetor, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e viktimave ishin tri irakianë – dy burra dhe një grua – si dhe dy gra siriane dhe një grua tjetër, identiteti i të cilës mbetet i panjohur, tha grupi monitorues. Që prej fillimit të këtij viti, vrasjet në këtë kamp janë rritur. Sipas të të dhënave të Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, gjatë këtij viti, në al-Hol janë vrarë 86 persona, përfshirë 63 refugjatë irakianë.

Kreu i këtij grupi monitorues, Rami Abdel Rahman paralajmëroi se në kamp “ka kaos dhe pasiguri”, duke shtuar se situata mund të përkeqësohet, raporton AFP. Në muajin mars, autoritetet kurde ndërmorën një operacion të madh në kampin Al-Hol, duke arrestuar 125 anëtarë të dyshuar të IS-it. Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar për përkeqësimin e kushteve të sigurisë në kampin Al-Hol. Në këtë kamp janë rreth 10,000 gra të huaja, fëmijë dhe familjarë të militantëve të IS-it. Që prej mposhtjes së IS-it në mars të vitit 2019, kurdët e Sirisë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht u kanë bërë thirrje shteteve të huaja që të riatdhesojnë shtetasit e tyre që po mbahen në verilindje të Sirisë. Por, shumica e shteteve po refuzojnë që të riatdhesojnë shtetasit e tyre që gjenden në këtë kamp.

Etiketa: 6 graAl-HolISISViktima

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Cilat janë pozicionet më të mira të gjumit për të shmangur dhimbjet?

Cilat janë pozicionet më të mira të gjumit për të shmangur dhimbjet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com