GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca e së hënës në Kuvend, skenarët/ Ja ç’planifikojnë socialistët

19:47 - 18/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Kaos në kuvend, deputetët e opozitës kthejnë sallën përmbys
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi do të mblidhet të hënën në një seancë maratonë ku pritet të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024, ndërkohë që seancat e mëparshme janë karakterizuar nga përplasje dhe tensione të shumta.

Opozita ka nisur një aksion në Parlament duke bllokuar zhvillimin normal të seancave dhe komisioneve, ndërsa mazhoranca socialiste e Edi Ramës, ka rikthyer zhvillimin e mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare, dhe miratime në kaos të projekt-ligjeve të paraqitura nga Qeveria.

Sot opozita, përmes kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, denoncoi një skenar, sipas të cilit në seancën e së hënës, në sallë do të jenë forcat speciale të Gardës, që do të rrethojnë vendin ku ulen deputetët e opozitës, duke krijuar kështu një mur mbrojtës mes tyre dhe kolegëve socialist. Bardhi tha se ky urdhër i paligjshëm është dhënë nga Lindita Nikolli, kryetare e Kuvendit.

“Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar”, tha Bardhi në një deklaratë për mediat.

Në anën tjetër burime pranë Kryeparlamentares, që njoftohen nga mediat, pohojnë se nuk ka asnjë urdhër për masa të shtuara apo përdorimin e forcës speciale të Gardës.

Opozita ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga aksioni opozitar, ndërsa socialistët duket se kanë gati skenarët e tyre, për të miratuar me çdo kusht projekt-buxhetin.

Nga raportimet mësohet se socialistët janë gati të miratojnë dokumentin pa debat, nëse në sallë do të ketë tensione, çka do të shënojë rastin e parë në historinë e pluralizmit, që buxheti i shtetit miratohet pa debat.

Por gjithashtu, PS duket se ka gati edhe një skenar rezervë, nëse deputetë të opozitës do të ngujohen në sallën e seancave plenare, sikundër është paralajmëruar ditë më parë, në kuadrin e përshkallëzimit të aksionit opozitar.

Socialistët në këtë rast janë gati të zhvendosen drejt Kryesisë së Kuvendit, në sallën ku zakonisht zhvillojnë mbledhjet e Grupit Parlamentar, për të shmangur kështu tensionet dhe bllokimet.

Nuk dihet se çfarë skenari opozita do të përdorë të hënën, por sot si ish-Kryeminstri Sali Berisha ashtu edhe Flamur Noka, kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë tërheqje. E po kështu edhe Gazment Bardhi, kreu i grupit Parlamentar, tha se nuk ka polici dhe gardist që mund të ndalë opozitën në të drejtën e saj.

Në anën tjetër, socialistët e Edi Ramës janë përballë 3 opsioneve: ose të mbushin sallën me gardistë, duke shtuar tensionet, dhe të ngrenë kartonët “jeshilë” për miratimin e projekt-buxhetit, ose të realizojnë votime në kaos, ashtu sikundër ka ndodhur në seancat e fundit, ose të shmangin sallën e Kuvendit, dhe të zhvendosin seancën në Kryesinë e Kuvendit, duke rrethuar selinë parlamentare me gardistë, mbyllur dyert me zinxhirë dhe penguar deputetët të hyjnë në mjediset e brendshme.

Etiketa: Kryesore1kuvendOpozitaPSskenaret

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Berisha: Do nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, do zgjojmë luanin

Berisha: Do nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, do zgjojmë luanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com