GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca e së hënës, skenari i opozitës dhe masat e Gardës

23:16 - 29/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca e së hënës, skenari i opozitës dhe masat e Gardës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të hënën pasdite Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare, ndërsa 23 deputetë të opozitës, referuar vendimi të marrë nga Komisioni i Etikës, janë të përjashtuar.

Por një mesazh i kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, fton të gjithë deputetët, që bashkarisht t’I drejtohen Kuvendit në orën 16:30, pra 30 minuta përpara nisjes së seancës.

“Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë”, thuhet në mesazhin që Bardhi i ka drejtuar ligjvënësve opozitarë.

Nëse deputetët e opozitës do të mund të hyjnë në Kuvend, pritet që të veprohet njëlloj si 10 ditë më parë, kur nuk u lejua zhvillimi i seancës parlamentare, pasi deputetët e PD u ulën në vendet ku qëndronin ministrat, disa në foltore dhe të tjerë në vendin e Kryeparlamentares.

Por në anën tjetër, Garda pritet të aplikojë të njëjtën strategji si ajo e pak muajve më parë, kur deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të hynin në sallën e seancave plenare.

Kështu pritet që në hyrje, të pozicionohen efektivë të Gardës, duke bllokuar kështu hyrjen e ligjhvënësve të përjashtuar në sallë. Në shkurt të 2023-it, në hyrjen e godinës së Kuvendit u stacionuan rreth 20 gardistë, që bllokuan hyrjen dhe në atë kohë nuk lejuan që në mjediset e brendshme të Parlamentit të hynin deputetët e përjashtuar.

Por që të realizohet ky skenar nga Garda, do të duhet që deputetët socialistë, të shkojnë në seancë përpara orës që Bardhi i kërkon deputetëve demokratë të jenë të pranishëm në sallë.

Kjo për faktin se do të bëhej e pamundur që gardistët të mund të pengojnë hyrjen në seancë të deputetëve të përjashtuar, nëse kolegët e tyre të së majtës apo të tjerë nga opozita do të zgjedhin të shkojnë në Kuvend pak përpara orës 17:00.

Mes deputetëve të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Helidon Bushati etj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e së Hënës pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës.

 

Etiketa: Kryesore1kuvendOpozitaskenari

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Plane për pushime? Ja si do të jetë gjysma e dytë e gushtit

Parashikimi i motit, 30 Tetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com