GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sekretet në Telegram/ Rrumbullaku bën tender 450 milionë lekë për DataCenter-in e Policisë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretet në Telegram/ Rrumbullaku bën tender 450 milionë lekë për DataCenter-in e Policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi hakerat i vodhën të gjitha sekretet, Policia e Shtetit me në krye Muhamet Rrumbullakun ka hapur një tender për sistemimin e të dhënave. Me datën 10 tetor 2022, në Agjencinë e Prokurimeve Publike është regjistruar një tender me objekt ”Mirëmbajtje DataCenter i Policisë së Shtetit”. Ky prokurim mban numrin e refencës REF-44050-09-30-2022 dhe sipas të dhënave për të do të paguhen 450 milionë lekë të vjetra. Në dokumente thuhet se “afati i instalimit të pajisjeve dhe realizimi i shërbimit do të brenda 90 ditësh nga lidhja e kontratës”.

Pra, do t’i duhen edhe 3 muaj të tjera Policisë që të marrë masa për të siguruar sistemin e të dhënave. Në dokumentin e publikuar nga Drejtoria e Policisë përcaktohet afati i prokurimit, objekti, por nuk jepen detaje se çfarë efekti do të kenë këto programe. Flitet se hakerat kanë fshirë një pjesë të mirë të të dhënave ose i kanë marrë dhe i kanë nxjerrë në shitje, por dokumentet standarde të tenderit nuk përmendin rikuperimin e sistemit.

Policia nuk pranon të jenë prekur të dhënat e sisitemit MEMEX, por hakerat duke përdorur kanalin “Homeland Justice” në rrjetin Telegram vazhdojnë të tronditin vendin me bërjen publike të të dhënave të qytetarëve dhe agjentëve të policisë. Ndërsa javë më parë janë publikuar pamje nga kamerat e ambienteve të brendshme të Drejtorive të Policisë në qarqe, si qelitë dhe zyrat. Në faqen e internetit “Homeland Justice” ekzistojnë disa publikime. Kujtojmë se, sistemet TIMS në pikat kufitare u prek në 9 shtator nga një sulm kibernetik.

Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. mQeveria, me sa duket qëllimisht për menaxhimin e kësaj krize, e ka ndarë sulmin kibernetik në platdormën e-Albania nga ai në sistemet e Policisë së Shtetit. Kësisoj, kemi një raport hetimor nga ekspertët e Microsoft dhe të FBI për sulmin në platformën e qeverisë, por nuk ka një hetim për atë që ka ndodhur në serverat e Policisë së Shtetit. Pas shumë publikimesh të të dhënave, Qeveria shqiptare i ka kërkuar Rusisë të byllë kanalin e hakerave në telegram.

Ndërsa, me kokëfortësi, Policia e Shtetit nuk pranon publikisht situatën dhe në mungesë transaparence dhe të një analize, po përpiqet “t’i ndreqë” gjërat me këtë tender. Ndërkaq, në mëngjesin e 10 tetorit  presidenti Bajram Begaj zhvilloi një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku fokusi i mbledhjes ishin sulmet kibernetike nga Irani. Nuk dihet çfarë vendimesh u ndërmorën në atë mbledhje, por vetëm një ditë më pas Policia e Shtetit hapi këtë tender./ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 450 milione leke te vjetraHakeraHomeland Justicekryesore2Policia e ShtetitTelegramtender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Zbardhet vrasja e Mariglen Gjonajt, i mituri u ekzekutua për një orë dhe varëse

Zbardhet vrasja e Mariglen Gjonajt, i mituri u ekzekutua për një orë dhe varëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të...

Lexo më shumë
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com