GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Seks, drogë dhe tallava

13:22 - 17/06/23
në Lajme, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama, shakaxhiu i përparimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Ditën që videoja seksuale e një kryebashkiaku rilindas në zyrën e shtetit pushtoi rrjetet sociale, në Tiranë qeveria miratoi legalizimin e kanabisit mjekësor dhe industrial. Çfarë rastësie! Brenda pak orësh Rilindja iu shfaq qytetarëve me ofertën e saj më të mirë. Seks dhe drogë.

Megjithatë koncepti i rastësisë është i diskutueshëm. Një shkrimtar i shquar amerikan thotë se rastësia nuk është agjë tjetër, veçse mekanizmi që na udhëheq në drejtimin, që kemi dashur gjithmonë të shkojmë. Dhe drejtimi i qeverisë ky është.

Nuk është rastësi që në sirtarët e qeverisë sot janë më shumë drafte që legalizojnë veset se sa nisma që përmirësojnë shoqërinë. Ai për amnistinë fiskale sot do të ishte shndërruar në ligj, pa presionin e fortë të ndërkombëtarëve. Drafti tjetër kontrovers i Pasaportave të Arta po ashtu. Ky i kanabisit, me vendimin e djeshëm të qeverisë, mund të quhet zyrtarisht i miratuar pasi Parlamenti ka kohë që bën vetëm funksionin e noterit.

Tani në ministrinë e Shëndetësisë do të ngrihet një agjenci e posaçme për kanabisin. Brenda saj do të funksionojë një komision me 7 vetë, i cili do të shpërndajë liçencat tek kompanitë private që do të prodhojnë hashash. Dhe sipas ligjit, në Shqipëri do të jepen liçenca për mbjelljen e deri në 200 hektarëve kanabis. Pra, kjo është oferta dhe ky është drejtimi. Nga njëri ves në tjetrin.

Ndaj, në gjithë këtë histori, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit është njeriu me fajin më të vogël. Sepse ai është viktimë e sistemit, siç thoshte dikur kryeministri. Në një vend normal, zoti Gjici nuk do ta kishte kurrë mundësinë të kandidonte për kryetar bashkie. Por në sistemin e Rilindjes safetët janë instrument i domosdoshëm për të çuar përpara vizionin qeverisës. Seks dhe drogë. Kur afrohen zgjedhjet, ofertës i shtohet dhe tallavaja. Tani prisni videon e radhës.

Etiketa: gjiciklodianOpinionseks drogeskandaletallavatomori

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Mos i humbisni këto MEME pikante

Mos i humbisni këto MEME pikante

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com