GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekseri i Ilir Beqajt dorëhiqet, bashkëshortja e tij vijon punën në SASPAC

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekseri i Ilir Beqajt dorëhiqet, bashkëshortja e tij vijon punën në SASPAC
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi afera e re e Ilir Beqajt doli në publik dhe SPAK urdhëroi kontrolle në banesën e tij dhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ermal Kurtulaj ka dhënë dorëheqjen nga puna, mëson Lapsi.al

Kurtulaj është personi kyç në përgjimet e SPAK del duke shpërdoruar detyrën me qëllim përfitimin e parave nga programet e BE. Kurtulaj ishte i punësuar si Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia e drejtuar prej Ilir Beqajt. Më parë ai ka mbajtur funksione të tjera publike në institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe ka qenë drejtor në kompaninë e Ilir Beqajt, “INTECH+”.

Pasi skandali u bë publik dhe Gjykata e Posaçme miratoi kontrollet e banesave dhe sekuestrimin e telefonave e kompjuterave, Kurtulaj para disa ditësh ishte dorëhequr nga detyra që mbante në SASPAC. Por aty vijon të jetë ende në detyrë bashkëshortja e tij, e cila ishte punësuar gjithashtu në të njëjtin institucion, çka përbën në fakt një nepotizëm të hapur.

Ilir Beqaj pranoi njohjen dhe miqësinë e hershme me Kurtulaj. Vartësi i Beqajt dyshohet si personi kyç që bënte pazaret me faturat fiktive për llogari të Ilir Beqajt dhe personi që de fakto administronte restorantin “Gzona”, një biznes nga i cili ish-ministri i Shëndetësisë dhe bashkëshortja e tij ishin larguar formalisht në vitin 2020.

Sipas dosjes që Lapsi.al publikoi i pari më 29 dhjetor 2023, Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, shoferi i këtij të fundit, Arben Dani, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe persona të tjerë, janë të dyshuar për disa akuza si: Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. /LAPSI.al/

Etiketa: BeqajKurtulajSpak

Lajme të lidhura

Votoi në rresht pro Reformës Territoriale, Erion Braçe shpërthen ndaj Ramës: Nuk më shantazhon dot, por prano gabimet e tua
Aktualitet

Votoi në rresht pro Reformës Territoriale, Erion Braçe shpërthen ndaj Ramës: Nuk më shantazhon dot, por prano gabimet e tua

13:21 - 10/10/26
Pas SPAK-ut,  ambasadori dhe senatorët amerikanë takohen me deputetët e opozitës
Aktualitet

Pas SPAK-ut, ambasadori dhe senatorët amerikanë takohen me deputetët e opozitës

13:00 - 10/10/26
Berisha-bandave të drogës: Do t’i kapim edhe në pyjet e Kolumbisë s’do të ketë vrimë miu për ta
Aktualitet

Berisha-bandave të drogës: Do t’i kapim edhe në pyjet e Kolumbisë s’do të ketë vrimë miu për ta

12:54 - 10/10/26
Para
Afera Rama-Mcgonigal, Bardhi-Dumanit: Mos zvarrit hetimet, kërko dosjen nga SHBA

Afera Rama-Mcgonigal, Bardhi-Dumanit: Mos zvarrit hetimet, kërko dosjen nga SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Votoi në rresht pro Reformës Territoriale, Erion Braçe shpërthen ndaj Ramës: Nuk më shantazhon dot, por prano gabimet e tua
Aktualitet

Votoi në rresht pro Reformës Territoriale, Erion Braçe shpërthen ndaj Ramës: Nuk më shantazhon dot, por prano gabimet e tua

13:21 - 10/10/26

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar pasi votoi pro Reformës Territoriale, duke kundërshtuar komentet e kryeministrit Edi Rama dhe...

Lexo më shumë
Pas SPAK-ut,  ambasadori dhe senatorët amerikanë takohen me deputetët e opozitës

Pas SPAK-ut, ambasadori dhe senatorët amerikanë takohen me deputetët e opozitës

13:00 - 10/10/26
Berisha-bandave të drogës: Do t’i kapim edhe në pyjet e Kolumbisë s’do të ketë vrimë miu për ta

Berisha-bandave të drogës: Do t’i kapim edhe në pyjet e Kolumbisë s’do të ketë vrimë miu për ta

12:54 - 10/10/26
Regjistrimet e Agasit/ Berisha shprehet i bindur: Edhe Rama është filmuar, por ai ka humbur çdo standard moral!

Regjistrimet e Agasit/ Berisha shprehet i bindur: Edhe Rama është filmuar, por ai ka humbur çdo standard moral!

12:47 - 10/10/26
Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Nuk është akt dhune

Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Nuk është akt dhune

12:10 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com