GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, një i arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, një i arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Julian Nakuçin inxhinier në Tiranë dhe vlerësues pasurish i cili akuzohet se në bashkëpunim me ish kreun e Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi dhe ish-topografin i Kadastrës, Alban Memishaj kanë përpiluar plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash me licenca të falsifikuara.

Prokuroria informon se këto licenca rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër, (ASHK-Gjirokastër)  por edhe në Drejtoritë e Kadastrës në Tiranë.

Një nga këto plane ishte dhe përpilimi i dokumenteve që do të çonte qeverinë në firmosjen e dhënies me qira të 122 hektarë kullotë subjektit “FAETHON”, sh.p.k.” për ndërtimin e një parku fotovoltaik,në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, ndërkohë që toka kishte pronarë.

Më 14 shkurt 2024 qeveria kishte miratuar në mbledhjen e këshillit të ministrave ndërtimin e centrailit fotovoltaik në Libohovë

Prokuroria informon se ka vënë në sekuestro preventive sipërfaqen e tokës si dhe ka ushtruar kontroll në zyrat e këtij subjekti në Tiranë dhe ka bërë sekuestrimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.

“Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e cilas sipas prokurorisë është regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi Florian Taçi, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, “me qëllim favorizimin e subjektit ““FAETHON”, sh.p.k.”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit ““FAETHON”, sh.p.k. në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik”.

Prokuroria e Gjirokastrës thotë se J.N përdorte licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë”.

Ndërkohë ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi dhe bashkëpunëtori i tij ish-topografin i Kadastrës, Alban Memishaj u arrestua  në shkurt të këtij viti po për akuzën mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim.

Etiketa: Libohove

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Një natë në hotel 320 euro/ Tenderit i çmendur i Albana Koçiut: 325 milionë lekë akomodimi i mjekëve turq

Një natë në hotel 320 euro/ Tenderit i çmendur i Albana Koçiut: 325 milionë lekë akomodimi i mjekëve turq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com