GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Sekuestrohen 142 mijë euro, shkatërrohet grupi i mashtruesve

12:06 - 10/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrahu prindërit, policia e Vlorës arreston 29-vjeçarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre të arrestuar dhe dy në kërkim është rezultati i një operacioni të autoriteteve policore në Tiranë. Bëhet fjalë për persona që mashtronin bizneset në Kamzë. Ata janë Erjon Lika, Edmir Jaçe, Gazmir Ismailaj dhe u arrestuan gjatë kohës që po tentonin të mashtronin një biznes për t’i marrë 13 mijë euro.

Sipas policisë, të arrestuarit përdornin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Në kuadër të po të njëjtit operacion,“Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro.

Njoftimi:

Shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Drejtorinë Hetimore në Policinë e Shtetit, Kryekomisar Gentian Berberi, konferencë për rastet e mashtrimeve të operatorëve ekonomikë:

Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e operacionit policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit të operatorëve ekonomikë, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Siç jeni në dijeni, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë nga strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit, u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro.

Në këtë kuadër, ka vijuar puna hetimore nga strukturat në qendër dhe në qarqe, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të ngjashme në këtë fushë.

Bazuar në inteligjencën informative, se disa shtetas që vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.

Falë punës hetimore profesionale, të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Subjekti”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, i shtetasve:

-E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Theksojmë se grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Nisur nga rastet e evidentuara dhe të goditura ditët e fundit, Policia e Shtetit apelon edhe një herë, për të gjithë operatorët ekonomikë në të gjithë vendin, që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në ato vendore dhe qendrore, çdo rast të dyshuar apo në rast se janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Etiketa: arrestimekrimimashtrimePoliciaVjedhje

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
“Vuçiç si Putini”, analisti kritikon Ballkanin e Hapur

“Vuçiç si Putini”, analisti kritikon Ballkanin e Hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com