Policia kufitare ka sekuestruar 2 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Droga u gjet gjatë kontrollit rutinë të policisë të një 56-vjeçari që udhëtonte në drejtim të Greqisë.
Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në mjet, në bagazhin e tij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pako me peshë 2 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Shtetasi me iniciale Gj. Z., ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke iu ofruar 600 euro, me qëllim shmangien e kontrollit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post