GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 6 toka dhe apartamente, Prokuroria: Pasuri të fshehura të Saimir Taullaut

16:32 - 28/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekuestrohen 6 toka dhe apartamente, Prokuroria: Pasuri të fshehura të Saimir Taullaut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë pasuri të paluajtshme në Lushnje e Tiranë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë së Fierit. Bëhet fjalë për toka dhe apartamente, që sipas akuzës janë në pronësi të të afërmeve të Saimir Taullaut, por zotërohen indirekt nga ai dhe janë të përftuara me para me prejardhje nga trafiku i drogës.

Kërkesa për sekuestro e depozituar në gjykatë nga prokuroria vjen në kuadër të një hetimit pasuror që është nisur nga akuza e Fierit në bazë të ligjit të njohur si “antimafia”, në fillim të këtij viti.

Në një njoftim për mediat, prokuroria e Fierit nuk sqaron vendimin e marrë nga gjykata e rrethit lidhur me kërkesën e saj për sekuestro. Megjithatë, shton se vendimi i shkallës së parë është ankimuar nga vetë akuza dhe Apeli ka vendosur në përputhje me kërkesën e prokurorisë.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, nga prokurori i çështjes është nxjerrë urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës, Drejtoria Rajonale.

Pasuritë e sekuestruara janë në emër të dy personave që në një njoftim për mediat identifikohen nga prokuroria si “A.T.” e “V.T.”. Në total, burime zyrtare saktësojnë se në sitë të hetimeve kanë qenë pasuritë e Saimir Taullaut, si dhe të afërmve të tij dhe persona fizikë, “konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T., V.T. dhe K.T”.

Pasuritë e sekuestruara

  1. Pasuria nr. 1/527, ZK 8572, vol. 25, fq. 96, ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, e llojit “truall”;
  2. Pasuria nr. 104/44, ZK 3268, vol 2, fq, 182, ndodhur në Savër, Lushnje, e llojit “arë”, me sipërfaqe 15,323 m2;
  3. Pasuria nr. 857/28, ZK 2087, vol. 8, fq. 193, ndodhur në Karbunarë e Poshtme, Lushnje, looji “arë”;
  4. Pasuria nr. 151/2+1-10, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 128 m2;
  5. Pasuria nr. 102/22-16, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji apartament me sipërfaqe 96.17 m2; dhe
  6. Pasuria nr. 104/81+2-21, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 105.57 m2. 

Rivali i Aldo Bares

Saimir Taullau është etiketuar në media si rival i Aldo Bares dhe mik i Laert Haxhiut. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e grupit të Aldo Bares dhe këtë të fundit si urdhërues. Taullau është një person i dënuar disa herë në Shqipëri dhe që i ka shpëtuar dy sulmeve me armë. Gjithashtu, Saimir Taullau ka qenë subjekt i operacionit “Forca e Ligjit” dhe i është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Në fund të vitit 2020, mediat maqedonase raportuan arrestimin e tij për llogari të autoriteteve zvicerane.

Sipas raportimeve të kohës, Taullau është dënuar në mungesë, në Zvicër, në vitin 2013, me 4 vjet burgim për akuzën e tregtimit të një sasie heroine. Ai është arrestuar gjatë aksionit të policisë zvicerane dhe më pas gjykata që ka marrë në shqyrtim çështjen e tij, e ka lënë në masën e “arrestit në shtëpi”. Por Taullau, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës, duke ikur nga banesa ku ishte strehuar. Kjo ka sjellë shpalljen e tij në kërkim policor. Në shtator 2020, Saimir Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës.

Etiketa: ApeliKryesore1prokuroria e FieritSaimir Taullau

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
Dule i Konispolit i jep 67 MLN lekë pa garë Simon Çipës për asfaltimin e një rrugice

Dule i Konispolit i jep 67 MLN lekë pa garë Simon Çipës për asfaltimin e një rrugice

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com