GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro pasuri në Vlorë, i përkasin…

14:42 - 05/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro pasuri në Vlorë, i përkasin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar mbi 100 mijë euro që i përkasin shtetasit Edison Frakulla, ish-drejtor i tatimeve, i dënuar më parë për korrupsion pasiv,

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar dy apartamente në Tiranë dhe një sipërfaqe toke are në Vlorë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se pasuritë e evidentuara janë të pajustifikuara.

Njoftimi:

Prokuroria Vlorë sekuestron pasuritë e shtetasit E.F. dënuar më parë për veprën penale të“Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në Ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, ka regjistruar procedimin pasuror me nr.01, në ngarkim të shtetasit E. F.

Ky procedim pasuror, është regjistruar mbi bazën e referimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019.

Rezulton se shtetasi E.F., është arrestuar nga policia e Vlorës në datë 03/06/2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Me vendimin penal me nr.380 datë 08.11.2006 të Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë.

Ky vendim ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar.

Në përfundim të verifikimeve të kryera si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019 (regjistruar për nenin 287 të Kodit Penal), ka rezultuar se shtetasi E.F., ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit E. F. dhe familjarëve të tij, rezulton e provuar se:

Së pari, pasuritë e evidentuara janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi jo vetëm ekziston dyshimi i arsyeshëm por është e provuar se shtetasi E. F., ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike″, parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar pas përfshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuritë e evidentuara, zotërohen nga shtetasi i sipërpërmendur si subjekt i ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme, në vlerën dhe masën e përcaktuar në aktin e ekspertimit kontabël të kryer.(-13,960,441 lekë).

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi i pasurive, si më poshtë:

Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

Pasuria nr109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Pasuria nr109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Me vendimin me nr.524 datë 02/12/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sekuestros mbi pasuritë e mësipërme, bazuar në ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Lidhur me zbatimin e vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhri i ekzekutimit i cili është zbatuar nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore duke u vendosur pranë regjistrave kadastralë në ASHK lidhur me pasuritë e mësipërme.

Etiketa: pasurisekuestrimeVlore

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Eurozona pritet të shkojë drejt një recesioni të butë

Eurozona pritet të shkojë drejt një recesioni të butë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com