GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen në Durrës 190 ora të vjedhura, 3 në pranga

09:47 - 30/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen në Durrës 190 ora të vjedhura, 3 në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Durrësit në një operacion të fundit ka sekuestruar 190 ora dore të dyshuara të vjedhura dhe ka arrestuar 3 persona. Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin grabisnin orat e qytetarëve dhe më pas i shisnin. Rrjeti i grabitësve ende nuk dihet si funksiononte, apo rolet e secilit prej të arrestuarve. Policia sqaron se ra në gjurmët e grupit kriminal, pas denoncimit të një shtetaseje në banesën e së cilës u vodhën 3 ora.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Watches”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhet vjedhja e 3 orave të dorës, në banesën e një shtetaseje, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Arrestohet edhe 30-vjeçari që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Watches”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

  1. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasi K. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse ka përvetsuar njërën nga orat që dyshohet se shtetasit A. R. dhe M. V. e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Lajme të lidhura

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës
Aktualitet

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

20:48 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët
Aktualitet

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian
Aktualitet

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26
Para
E rëndë/ Vrau dhe dogji të pastrehun në Greqi, arrestohet i riu shqiptar

Mbylli vajzën në bodrum sepse nuk i miratonte lidhjen, arrestohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës
Aktualitet

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

20:48 - 13/04/26

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani. Në momentin...

Lexo më shumë
Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com