GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestroi llogaritë e biznesmenit, arrestohet vëllai i ish deputetit

09:22 - 15/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Sekuestroi llogaritë e biznesmenit, arrestohet vëllai i ish deputetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatos Alimadhi 54-vjeç me detyrë si përmbarues privat është arrestuar sot nga policia Tiranë. Alimadhi i cili rezulton se është edhe vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Pra ka bllokuar llogaritë e një biznesi pa lajmëruar pronarin e subjektit. Një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Sipas ligjit në momentin që ndërron jetë personi që ka marrë kredinë e mbulon siguracioni i jetës. Por përmbaruesi Fatos Alimadhi, vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, i bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmërua

Arrestimi i 54-vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Account” dhe pritet të japë llogari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në hetim personat e identifikuar me iniciale S. D., dhe P. Q., po ashtu me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit, pasi dyshohet se mund të ketë persona të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Etiketa: arrestimeKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit
Aktualitet

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit

12:24 - 13/04/26
Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari
Aktualitet

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Para
Pas ndarjes nga Don Xhon, modelja ruse bën veprimin e papritur ndaj Noizyt

Pas ndarjes nga Don Xhon, modelja ruse bën veprimin e papritur ndaj Noizyt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit
Aktualitet

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit

12:24 - 13/04/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mundur të sigurojë bashkëpunimin e dy të arrestuarve, në lidhje me laboratorin e kokainës...

Lexo më shumë
Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

11:30 - 13/04/26
Diella bëhet edhe me këngë: Krejt Europën e habiti, me robota drejton shtetin (Video)

‘Vajza’ e Ramës zhytet në skandal! Gazeta zvicerane: Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion

11:11 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com