GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Selia blu akuzon komandantin e Gardës: I vëllai, pronar i 6 kompanive

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Selia blu akuzon komandantin e Gardës: I vëllai, pronar i 6 kompanive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu ka akuzuar Komandatin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako se ka politizuar këtë institucion, duke sulmuar opozitën në Parlament.

Sipas Genta Vangjelit, zëdhënëses së anti-korrupsionit, vëllai i komandatit të gardës së Republikës rezulton të jetë pronar i 6 subjekteve të cilat kanë fituar tendera dhe punë publike nga qeveria.

“Për të mbrojtur dhe pasuruar bizneset e të vëllait dhe për të përfituar edhe vetë. Politizimi i Gardës së Republikës kaq demonstrativisht, ka pra një arsye që vlen mbi 62 milardë lekë. Kjo është shuma që kompanitë e të vëllait të Sakos kanë përfituar nga qeveria.

Vëllai i komandantit të Gardës rezulton pronar në të paktën 6 subjekte tregtare “Kadria shpk”, Dion Energji shpk, NAVIA shpk, 2T shpk , RAËAFED AL TOROK SHQIPERI shpkl torok JB 2B 1979 & 2T shpk”, theksoi ajo.

Zëdhënësja e PD-së së Berishës u shpreh me tej se: “Vini re datën: m’u në zemër të protestave opozitare. Sapo u dha leja, Gramozi u bë edhe më trim dhe i shtroi mjetet represive kundër deputetëve të opozitës.

Para kësaj dhurate për mercenarizmin, Sako ka marrë një duzinë kontratash të tjera me para publike, pra të taksapaguesve shqiptarë”.

Deklarata

Komandanti i Gardës, Gramoz Sako, që ju e shihni t’u zërë pritë deputetëve të zgjedhur nga shqiptarët, dhe të mos i lejojnë të futen në zyra, apo t’i kontrollojë si të ishin kriminelë, e bën të gjithën këtë për një arsye.

Për të mbrojtur dhe pasuruar bizneset e të vëllait dhe për të përfituar edhe vetë. Politizimi i Gardës së Republikës kaq demonstrativisht, ka pra një arsye që vlen mbi 62 milardë lekë. Kjo është shuma që kompanitë e të vëllait të Sakos kanë përfituar nga qeveria.

Vëllai i komandantit të Gardës rezulton pronar në të paktën 6 subjekte tregtare “Kadria shpk”, Dion Energji shpk, NAVIA shpk, 2T shpk , RAËAFED AL TOROK SHQIPERI shpkl torok JB 2B 1979 & 2T shpk.

Më 30 mars 2023 ai u bë pjesë e shoqërisë tregtare Joint Venture 2B 1979 dhe 2T shpk, dhe Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KKT, më 18 Tetor 2023, miratoi lejen për këtë subjekt për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 2 MW dhe veprave ndihmëse”.

Vini re datën: mu në zemër të protestave opozitare. Sapo u dha leja, Gramozi u bë edhe më trim dhe i shtroi mjetet represive kundër deputetëve të opozitës.

Para kësaj dhurate për mercenarizmin, Sako ka marrë një duzinë kontratash të tjera me para publike, pra të taksapaguesve shqiptarë.

Kështu ecën përpara dhe shkëlqen biznesi i familjarëve të vetëm njërit prej zyrtarëve të lartë me kontratat publike, konkretisht:

Projekti për Rikualifikimin e vijes bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum;

Ndërtimi i segmentit rrugor “Zgosht-Ura e Cerenecit” 41.7 km.

Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7;

Mirëmbajtje e segmentit rrugor Unaza e Jashtme e Tiranës;

Ndërtim i Rrjetit K.U.Z të fshatit Shënavlash 2021

Mirembajtje e rrugës Berat- Corovode + rruga Corovode – Hambul;

Rindërtim i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) per zonen e re për zhvillim Bubq, Bashkia Krujë;

Ndërtimi i godinës TIP ne RSU 3 (Nr.7), Rindërtimi i 14objekteve Arsimore në Bashkinë e Tiranës;

Rindërtimi i objektit “Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci”, Bashkia Durres;

Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës së Valiasit;

Rikonstruksion i Fiderit A8 nga ajrore ne kabllore, Bulevardi i Ri – Kodër Kamëz,Rikonstruksion i rrugës Dukaj Sinanaj

Mirëmbajtje rruga Korçë – Voskopojë + rruga Bilisht – Baban – Hoçisht + Rruga Ura Baban – qendra Baban;

Rikualifikim urban në Vlorë dhe ndërtimi i argjinaturës për mbrojtjen nga Vjosa në Novoselë;

Rrikonstruksioni i rrjetit shpërndarës të Ujësjellësit të qytetit Ballsh;

Rikonstruksioni Rruga Manastiri Shën Vlash;

Ndërtimi i zyrave të Drejtorisë Rajonale OSSH Durrës;

Ndërtimi i rrugës Gusmar-Kuç, Bashkia Tepelenë;

Rikonstruksion i Magjistralit Kryesor dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellesit të qytetit Patos, Loti I, (rrjeti shperndarës);

Rehabilitim i skemës ujitëse Bulo dhe kanali kullues K-1-76 Fushë-Nepravishtë, Bashkia Libohovë;

Përmirësimi i Infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit në rajonin 4.

Mirëmbajtje aksi rrugor Berat-Çorovodë

Përmirësim infrastrukture në zonën e mbrojtur Kune-Vain, Lezhë;

Mirëmbajtje Aksi Rrugor K/Strelce-K/Maliq i Oparit + aksi rrugor Shkëmbi i Dobercanit – Kufi Gramsh;

Rikonstruksion rrjet furnizimi me ujë adresa Shemsi Haka, Ali Demi, Idriz Dollaku

Sistemimi i kanalizimeve të ujrave të ndotura të zonës Turistike Hamallaj, Faza I;

Rikonstruksion i Sheshit Taulantia Durrës

Mirëmbajtje Rruga Libonik – Lozhan – Grabovë + Rruga Lin – Pogradec + Rruga Voskop – Voskopojë 72 Km;

Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Tunel-Elbasan

Rehabilitimi i digës së Rragamit të Hec-it te Vau i Dejës

Ndërtimi i rrugës Qukes-Qafë Plloçë, km 33+800, Km 43+310;

Ndërhyrja në sistemin e kanalizimeve të ujrave të ndotura në zonën e Durrësit

Rehabilitimi Rruga Fitore-Aliko, në fshatrat Fitore, Aliko;

Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga rruga Njazi Meka, Grigor Perlecev, Niko Avrami, Spiro Cipi, Fitnete Rexha, Myslym Keta, Skënder Vila, Lumi i Tiranës;

Rikonstruksion i rrugës Ura e Corumit – Zhabiak -Ura e Cepanit, seg i rrugës Ura e Cepanit.

Pa përmendur fare cilësinë e zbatimit të punimeve të këtyre 35 kontratave publike, theksojmë për publikun se Komandanti i Gardës së Republikës Gramos Sako, gjatë vetingut, është përballur me:

Dyshime për fshehje të pasurisë. Shlyerje kredie pa argumentuar burimin e të ardhurave.

Shitje fiktive e një automjeti! Mosdeklarim i saktë blerjes se një apartamenti.

Parregullsi në deklarimin e vendit të punës dhe të ardhurave të bashkëshortes.

Në kundërshtim me ligjin, ka qenë pronar i një bar kafe. Probleme dhe me pastërtinë e figurës. Pavarësisht gjetjeve, Sako kaloi me sukses vetingun dhe vëllai i tij vijon me sukses përfitimin e kontratave publike.

Etiketa: Gardakomandantvellai

Lajme të lidhura

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Miliona euro të humbura nga favorizimi i tregtarëve, Qeveria ‘mbyll’ veshët përpara FMN-së

Miliona euro të humbura nga favorizimi i tregtarëve, Qeveria ‘mbyll’ veshët përpara FMN-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com