GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Seminari me arbitrat, instruktori i UEFA: Jam i impresionuar…

13:55 - 07/01/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Seminari me arbitrat, instruktori i UEFA: Jam i impresionuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit po organizon prej dy ditësh seminare dhe testet fizike me arbitrat dhe asistentët e kategorisë “Abissnet Superiore” në prag të rinisjes së sezonit futbollistik pas ndërprerjes dimërore.

Të premten arbitrat dhe asistentët iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e Shtëpisë së Futbollit me rezultatet që ishin mjaft të mira, ndërsa këtë të shtunë nën drejtimin e Sektorit të Arbitrimit në FSHF u zhvillua seminari, ku mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s, Costa Kapitanis.

Gjatë seminarit u diskutua përmes video-testeve për situata të ndryshme të lojës dhe interpretimi i duhur i rregulloreve, ndërsa arbitrat shkëmbyen vazhdimisht mendime për raste të caktuara të ndeshjeve.

Instruktori i UEFA-s, Kapitanis, duke folur për Fshf.org vlerësoi ecurinë e seminarit dhe standardin e arbitrave të kategorisë elitare shqiptare, ndërsa theksoi se këto përgatitje janë mjaft të rëndësishme për arbitrat në prag të rinisjes së sezonit futbollistik.

“Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, Sektorin e Arbitrimit dhe Sokol Jarecin për ftesën që më bënë. Jam i kënaqur që ndodhem këtu dhe t’u jap leksione arbitrave të ‘Abissnet Superiore’. Seminari organizohet në kuadër të përgatitjeve për rinisjen e sezonit pas pauzës dimërore, është e njëjta procedurë si zakonisht. Arbitrat mblidhen dhe përgatiten duke marrë instruksione për rregullat e reja, situata të ndryshme loje në mënyrën që të jenë të gatshëm për të drejtuar ndeshjet e kampionatit”, – thotë Costa Kapitanis, duke shtuar më tej: – “Unë bëra prezantimin tim të parë dhe jam impresionuar nga standardi i arbitrave. Prezantimi ishte interaktiv, kështu që të gjithë morën pjesë në diskutime dhe kjo është diçka e mirë.

Unë shkëmbeva mendime me to, çdokush mund të mësojë gjëra të reja, përfshi dhe mua, ky është çelësi. Duhet të mësojmë nga çdo situatë dhe u thashë arbitrave se nuk duhet të kenë frikë se mund të bëjnë gabime, veçanërisht këtu në seminar, sepse ne mësojmë nga gabimet tona. Ne duhet të analizojmë dhe duhet të pyesim veten pse e bëmë gabimin e më pas të gjejmë një zgjidhje. Por gjithmonë ne analizojmë vendimet e sakta, si një shembull për brezat e rinj të arbitrave. Edhe një herë, dua t’i uroj arbitrave shqiptarë sa më shumë fat në pjesën e mbetur të sezonit dhe FSHF-në për ftesën”, – u shpreh instruktori i UEFA-s.

Në këtë seminar teorik u diskutuan dhe u evidentuan të gjitha problematikat si të kampionatit tonë, por gjithashtu u punua edhe me video-teste që UEFA përdor sot për të gjithë arbitrat e niveleve të ndryshme./fshf.org

Etiketa: arbitraseminareUEFA

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Xhaçka vihet në siklet, pyetet për ‘investitorët strategjikë’

Xhaçka vihet në siklet, pyetet për ‘investitorët strategjikë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com