GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar lidhur me protestat dhe përshkallëzimin e tensioneve në Shqipëri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të respektojë shtetin e së drejtës dhe të luftojë korrupsionin.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Slotkin ka përcjellë një mesazh për autoritetet shqiptare, duke theksuar se qeveria ka përgjegjësinë të garantojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre.

Senatorja amerikane thekson se reagimi i saj vjen pas telefonatave të marra nga banorë të shtetit të Miçiganit, të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri gjatë ditëve të fundit.

“Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë thirrjesh të shqetësuara nga banorë të Miçiganit lidhur me dhunën në përshkallëzim në Shqipëri, mes vendeve të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, shprehet Slotkin.

Në deklaratën e saj, senatorja ka vënë theksin te detyrimet e qeverisë shqiptare, duke kërkuar mbrojtjen e demonstruesve nga përdorimi i tepruar i forcës policore, luftimin e korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit.

“Në mënyrë të ngjashme, qeveria shqiptare ka për detyrë të respektojë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit kundër përdorimit të tepruar të forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. I bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë çmos për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara”, shkruan senatorja amerikane.

Krahas kërkesave drejtuar qeverisë, Slotkin u ka bërë thirrje edhe protestuesve që të kontribuojnë në uljen e tensioneve, duke theksuar rëndësinë e një zgjidhjeje paqësore.

 

Etiketa: dhunaKryesore1RamaSenatore

Lajme të lidhura

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë
Aktualitet

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

13:30 - 13/11/26
“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta
Aktualitet

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

13:10 - 13/11/26
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet
Aktualitet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26
Para
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë
Aktualitet

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

13:30 - 13/11/26

Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vjeçar akuzohet për vrasjen...

Lexo më shumë
“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

13:10 - 13/11/26
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26
Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com