GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sera kanabisi në Shijak/ Gjendet arsenal armësh, arrestohet autori

13:02 - 23/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sera kanabisi në Shijak/ Gjendet arsenal armësh, arrestohet autori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Krahët e krimit” në Shijak, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike.

U arrestua 43-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, Selman Krasniqi, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Krahët e krimit”, i zhvilluar më 24.01.2023.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

I ndaluari, vëllai i 46-vjeçarit të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit.

-Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Krahët e krimit ”, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

-Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-Selman Krasniqi 43 vjeç, banues në Shijak, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijak dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. K., i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Kryesore1sera kanabisiShijak

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Shembet ura në Patras, disa të vdekur nën gërmadha

Shembet ura në Patras, disa të vdekur nën gërmadha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com