GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia: Bisedimet me Kosovën do përcaktojë ecurinë tonë

08:41 - 30/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia: Bisedimet me Kosovën do përcaktojë ecurinë tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali ka deklaruar se Kosova është sfida më e madhe për politikën dhe politikën ekonomike të Serbisë.

Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi në vazhdim janë faktori më i rëndësishëm që do të përcaktojë politikën ekonomike dhe politikën në Serbi, në përgjithësi këtë vit.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten, i është thënë se duhet ta pranojnë propozimin e tyre, sepse në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

Ai kishte shtuar se i është thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, që do të jetë një masë e përgjithshme ekonomike që do të ketë pasoja për Serbinë.

“Po t’i kisha përzënë dhe të thosha që nuk do të negocioja, regjimi ynë pa viza do të ishte hequr. Gjëja e dytë që do të na ndodhte është se nuk do të kishim më investime dhe investitorët do të tërhiqeshin”, kishte thënë ditë më parë Vuçiç.

Investimet

Ndërsa i pyetur nga “TV Prva” për efektet e tërheqjes së mundshme të investimeve nga vendet e BE-së, zëvendëskryeministri Sinisha Mali ka thënë se ato vende punësojnë mbi 200 mijë njerëz në Serbi.

Në këtë drejtim, ai ka paralajmëruar se tërheqja e investitorëve nga Perëndimi do të ishte një fatkeqësi, sepse, sipas tij, do ta kthente Serbinë 30 vjet prapa.

Madje, ai vlerësoi se tërheqja e ekonomisë së BE-së do të sillte fshirjen e rezultateve si me gomë.

“Ajo për të cilën kemi punuar në 10 vitet e fundit do të fshihej si me gomë”, citohet të ketë thënë Mali.

Kështu, zëvendëskryeministri serb ka theksuar se “çështja e Kosovës do të përcaktojë fatin e vendit dhe ekonomisë së Serbisë”.

Ndër tjerash, ai njoftoi se në shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje me BE-në për fillimin e rindërtimit dhe ndërtimit të një hekurudhe të shpejtë nga Beogradi përmes Nishit deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, për të cilën BE do të japë një grant prej 660 milionë euro.

 

 

Etiketa: bisedimeKosoveSerbi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Ndërhyrja e hakërsave iranianë në rrjetin kibernetik Shqiptar, ku qarkullojnë “E-Mailet” dhe dokumentet e zyrtarëve të lartë, solli cënimin

Godasin sërish iranianët, publikojnë tjetër dokument sensitiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com