GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Serbia dhe Kosova të shtojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”

12:48 - 23/04/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Serbia dhe Kosova të shtojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës për më shumë përpjekje në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, më shumë se 20 vjet që nga përfundimi i luftës.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass tha të premten në Beograd pas takimit me presidentin ne Serbisë, Aleksandër Vuçiç se “është koha për të vazhduar procesin e normalizimit”, ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.

“Është e rëndësishme të mos zhvillohen këto bisedime vetëm për hir të bisedimeve, por duhet të ketë rezultate. Gjermania është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim” tha ministri Mass.

Presidenti serb tha se Serbia është e gatshme për vazhdim të bisedimeve në kërkim të një kompromisi me Prishtinën.

“Serbia nuk po kërkon një shkas për të mos arritur një kompromis. Ajo beson se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhja më e mirë, sepse dikush gjithmonë mund ta shkrijë atë”, tha presidenti Vuçiç, sipas të cilit përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është me rëndësi për një të ardhme të sigurt, sepse “është e qartë se serbët dhe shqiptarët do të jenë popujt më të mëdhenj në rajon në 100 vitet e ardhshme”.

Shefi i diplomacisë gjermane, qëndroi të premten në Beograd pas vizitës së të enjtes në Kosovë në një përpjekje për të nxitur palët që të rifillojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të enjten ai tha në Prishtinë se idetë e hedhura kohëve të fundit që çështjet sociale dhe politike në Ballkan mund të zgjidhen me vizatim të vijave në harta, janë jo vetëm jo realiste por edhe tejet të rrezikshme.

Debatet rreth kufijve ringritën pas shkrimeve në mediet kroate e boshnjake për një dokument joformal me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Sipas tyre një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, në të propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë, ndërsa kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.

Të premten ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha pas një takimi me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Sllovenia është një mike e rajonit dhe mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Qëndrimi jonë ka qenë i prerë se në Ballkan janë përdorur shumë modele në trajtimin e çështjeve etnike, janë disa modele që deri më tani janë treguar të suksesshme dhe unë mendoj që marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës, perspektiva euro-atlantike e rajonit janë treguar si modele të suksesshme në rajon dhe mendojmë që alternative e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-s më tutje në rajon dhe integrimi i tërë rajonit në Bashkimin Evropian”, tha ministri Osmani.

Ministrja Gërvalla tha se vetëm përmendja e ideve të tilla është tepër e rrezikshme për rajonin.

“Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo se çfarë shkruhet në letra të tilla pavarësisht ku janë autorët, pavarësisht se a janë menduar si teza për t’u diskutuar apo implementuar. Edhe njëherë, shumë i qartë është qëndrimi ynë që e shohim të rrezikshëm dhe do të duhet që të gjitha palët të jenë shumë të kujdesshme sepse ne këtë formë cyten konflikte të reja të cilat për rajonin tona janë krejtësisht të panevojshme”, tha ministrja Gërvalla.

Procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi mund të rifillojë muajin e ardhshëm, kur Bashkimi Evropian shpreson që të organizojë takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Këtyre përpjekjeve javën që vjen do t’i paraprijnë vizitat e ndara të të dy zyrtarëve të lartë në Bruksel.

Etiketa: Aleksander VucicKosovaSerbia

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
“Ti merr lekët, më jep votën”, dalin përgjimet e kandidatit të LSI duke blerë vota në Tiranë

“Ti merr lekët, më jep votën”, dalin përgjimet e kandidatit të LSI duke blerë vota në Tiranë

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com