GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia i “vardiset” Kosovës?! Kurti: Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar

15:17 - 05/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërkombëtarët kërkuan që të lejohen serbët të votojnë, reagon qeveria e  Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës i ka “ngritur në këmbë”, thuajse të gjithë shtetet, pasi paqja dhe siguria në vend janë vendosur në pikëpyetje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisur nga situata ka thënë se Kosova duhet të marrë të gjitha masat për sigurinë e vendit, dhe se qeveria duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Gjatë mbledhjes së 46-të të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se lufta Rusi-Ukrainë ka bërë të qartë rrezikun që vjen nga diktatorët.

“Ka kohë që ne edhe në dialogun në Bruksel kemi ngritur alarmin për rrezikun nga fqinji jonë verior agresiv, i vili nuk është penduar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës, që e mohon gjenocidin, masakrat e spastrimin etnik dhe i glorifikon kriminelët luftës”, shprehet Kurti.

Kurti tha se është e qartë se Serbia po mban anën e Rusisë, “duke mos i vënë asaj asnjë sanksion, por madje duke organizuar tubime përkrahëse në Beograd”, shkruan Klan Kosova.

“Sigurisht se presidenti i Serbisë nuk e ka fuqinë as për së afërmi të atij të Rusisë, por e ka mbështetjen e tyre, dhe siç e kemi parë në disa raste, ata mundohen të përdorin analogjitë e paqena, me pretekste false për të arsyetuar luftën për territore të reja – e territore të reja për ta, do të thotë krime të reja të tyre”, deklaroi Kurti.

Kurti po ashtu tha se dënojnë ashpër mosdënimin e agresionit dhe mosvënien e sanksioneve nga Serbia, e cila kësisoj po i bashkohet Bjellorusisë.

“Derisa Serbia nuk pranon të mos nënshkruajë deklaratë mossulmimi e paqeje me Kosovën, ajo përbën kërcënim direkt për rajonin, për paqen dhe sigurinë tonë afatgjate dhe të përbashkët. Askush nuk mund të flasë më siguri se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim. Ajo që dimë është se duhet të marrim të gjitha masat për të shtuar sigurinë dhe mobilizimin, në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo skenar”, përfundoi Kurti.

Etiketa: KurtiLufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Pagesat bëhen edhe pse heton SPAK/ Rama: Kjo është shumë interesante…

Telefonata me Zelenskyn, Rama përplaset me qytetarin: Më vjen turp kur dëgjoj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com