GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Serbia në makthin kosovar

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia në makthin kosovar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Nikola Krëstiq

Shoqëria në Serbi qysh më 1998-n në Kosovë e humbi rrugën nëpër të cilën hapëron krenueshëm edhe sot e kësaj dite. Nga Gazimestani i kobshëm i Milosheviqit kaluan tridhjetë vjet e ne nuk kemi lëvizur as edhe për një sekondë prej atje. Mbetëm të ngujuar në atë makthin kosovar, e shkaku i hakmarrjes sonë të etur për gjak, prej antifashistëve krenarë u shndërruam në shërbëtorë të gërditshëm të ideve nacionaliste

Natyrisht që nuk është për çudi përse fëmijët nëpër Serbi, menjëherë pasi e përfundojnë vitin shkollor, dalin rrugëve e këndojnë për Kosovën, Ratko Mladiqin, Srebrenicën dhe, po, se si t’i vrasin shqiptarët. Nuk është më aq mister as edhe që Uroshin e vrarë nga Nishi publiku në fakt e gjykon që barti kanotiere provokuese, në të cilën shkruan ‘antifashist’. Më nuk është edhe aspak shqetësuese që, pak e nga pak, kemi dhunë në bazë fetare, racore apo nacionaliste. Njëmend nuk e di se prej nga përnjëherë kaq çudira. Kësisoj ndodh tërë kohës këtu, vetëm se nganjëherë u kushtojmë vëmendje, e shumicën e kohës ua kthejmë kokat. Shoqëria në Serbi qysh më 1998-n në Kosovë e humbi rrugën nëpër të cilën hapëron krenueshëm edhe sot e kësaj dite. Nga Gazimestani i kobshëm i Milosheviqit kaluan tridhjetë vjet e ne nuk kemi lëvizur as edhe për një sekondë prej atje. Mbetëm të ngujuar në atë makthin kosovar, e shkaku i hakmarrjes sonë të etur për gjak, prej antifashistëve krenarë u shndërruam në shërbëtorë të gërditshëm të ideve nacionaliste. Secila copëz e anatomisë së Serbisë së atëhershme ishte e infektuar me nacionalizmin serbomadh. Nisur nga vetë partitë politike, nëpërmjet Akademisë e Kishës, e krejt deri te qytetarët e thjeshtë, të cilët me anë të zërit të tyre të paktën kontribuan që e keqja të bluhet pandërprerë. Helmimi sistematik i gjithçkaje ishte aq radioaktiv saqë të gjithë popujt përreth nesh është dashur që për këtë shkak të vriteshin. I gjithë ky akumulim i mllefit, i dëshpërimit, i korrozionit shpirtëror, mizorisë e monstruozitetit shpërtheu më së shumti ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve nga Kosova.

Nga lart e teposhtë, Serbia i gllabëroi të gjithë ata që ishin të papërshtatshëm dhe nuk iu përputhën modelit të Serbisë së madhe. Një djallëzi e tillë që u shpërfaq nëpërmjet morbiditetit horrorik, sadizmit të errët dhe krimeve të tmerrshme e shtyu këtë vend në një çosh të vockël, në të cilin po pret e strukur që të zhduket. Ngase sot nuk mund të vazhdosh të evoluosh normalisht me pjesën e mbetur të botës nëse të gjithë një dekadë e ke kaluar duke e krijuar një ferr nazist midis Evropës. Nëse Sarajevën e ke maltretuar për vite. Vukovarin e ka rrafshuar përtokë. Dubrovnikun e ke granatuar. Në Prijedor i shtyre ‘joserbët’ të bartnin shami të bardha. Hape kampe përqendrimi nëpër Bosnjë-Hercegovinë, e për të cilat askush nuk di gjë. Në Srebrenicë kreve gjenocid. I dëbove me qindra mijëra shqiptarë nga Kosova. Transportove kufoma fëmijësh, grash, pleqsh nëpër Serbi, duke i fshehur nëpër vrima. Dhe pikërisht shkaku i mungesës së dekontaminimit të shoqërisë serbe po ndodhin këto mikro-çmenduri. Të gjithë ata fëmijë që sot këndojnë për Kosovën dhe çuditë e tjera u rritën në këtë gërmadhë të lënë pas dore e të përhumbur. I mësuan, kudo që kthyen kokat, që t’i urrejnë të gjithë përreth vetes. Janë të bindur se për varfërinë e tyre fajtor është shqiptari i Kosovës. Ua ngulitën në koka se është e nderme të vdesësh për një copëz toke. Derisa krimi iu prezantua si vepër heroike.

Nuk është aspak çudi që edhe gjenerata ime, e lindur gjatë të nëntëdhjetave, e mbron emërtimin e qendrës studentore sipas një krimineli lufte. Që bëjnë be në Milan Nediqin, Dimitrije Lotiqin dhe Nikola Velimiroviqin. Që në vend se të shkojnë pas botës së bardhë, flenë në manastiret nëpër Kosovë. I bezdisin të gjithë përreth vetes me ciriliken, ortodoksinë dhe natalitetin.

Andaj edhe ndodhi Borça. Prandaj u rrahën shqiptarët në Novi-Sad. Prandaj u nisën me shkopinj drejt romëve në Leskovc. Ngase këtu më askush nuk mund të pajtohet me faktin se serbët, për shkak të frustrimeve të tyre megalomane dhe çrregullimit psikotik, u bënë vrima e fundit në kavallin evropian.

*Autori është gazetar serb. Vështrimi është botuar në të përditshmen beogradase ‘Danas’.

Etiketa: analizaKosovaSerbia

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Para
Beyonce ndjek hapat e Taylor Swift, planifikon të publikojë…

Beyonce ndjek hapat e Taylor Swift, planifikon të publikojë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po...

Lexo më shumë
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com