GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Serbia ngre kisha mbi varret masive të kosovarëve

16:49 - 06/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia ngre kisha mbi varret masive të kosovarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ruben Avxhiu

Në Batajnicë, në rrethinat e Beogradit, gati 20 vjet më parë u gjendën tri varre masive, me trupat e gati 800 shqiptarëve të Kosovës. Serbia i kishte vjedhur trupat e viktimave të saj dhe i kishte transportuar deri në kryeqytetin e saj për t’ia fshehur krimin historisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. Jo vetëm që shoqëria serbe nuk reagoi sa duhet e si duhet pas zbulimit të këtyre varreve me viktima e saj, por nacionalistët serbë vazhdojnë të kujisin e të hiqen si viktima të ngjarjeve të viteve 1990.

Sot, në vendin ku u zbuluan civilët e vrarë të hedhur si plehra, po ndërtohet një kishë ortodokse. Në vend të një memoriali që dënon krimet e të kaluarës, si ndodh në të gjitha vendet e civilizuara që mësojnë nga historia, tregojnë përgjegjësi dhe premtojnë se nuk do të ketë kthim te e kaluara, Serbia ka vendosur të ndërtojë një kishë.

Në fakt, nuk do të ishte hera e parë që Kisha Ortodokse Serbe përdoret si mburojë e justifikim për krimet kundër njerëzimit të shtetit serb. Nëse ka ndonjë përdhosje më të turpshme të figurës së Krishtit dhe krishtërimit është kjo praktikë serbe.

Që nga incidentet e turpshme të bekimit të armëve të paraushtarakëve e kriminelëve serbë nga priftërinj ortodoksë, por sidomos nga miti nacionalist mesjetar që justifikon e glorifikon krimet e luftës, e ushqen me ideologji të marrosur nacionaliste fetare breza të njëpasnjëshëm serbësh, kjo ideologji që pjell kisha serbe është e ngajshme vetëm me vizionet mesjetare të çakërdisura të ISIS, Shtetit të dështuar Islamik të Sirisë dhe Irakut. Ajo nuk ka treguar kurrë pendesë e përgjegjësi pas një dekade krimesh të turpshme kundër njerëzimit. (Në fakt e zgjodha me qëllim këtë fotografi të kreut të Kishës serbe me kryekriminelin sirian, Bashar Al-Asad, i cili duke pretenduar se luftonte ISIS-in shkatërroi qytete e fshatra e bëri genocid total ndaj popullit sirian. Në fakt, nuk gjej dot në botën moderne asnjë organizatë që t’i përngjajë më shumë ISIS-it në vizionin e saj për botën sesa Kishës serbe. Sigurisht kreu i Kishës Serbe ndodhej aty për të bërë krahasime mes UÇK-së dhe ISIS-t në një kohë që Serbia ishte një nga furnizueset më të mëdha të armëve të ISIS-it si është dokumentuar disa herë gjatë viteve të luftës, madje edhe nga forcat siriane që kanë kapur me shumicë armatime “Made in Serbia”. Sigurisht, UÇK-ja ishte sekulare, multifetare me vështrimin nga e ardhmja. Kisha serbe si atëherë ashtu edhe sot ka një botëkuptim mesjetar, të fundbotshëm, që shenjtëron kriminelët e përdhos e përqesh mësimet e Jezu Krishtit.)

Me kartën e opozitës së shkurtër ndaj regjimit të Millosheviqit, kur e pa që fundi i tij ishte i pashmangshëm dhe se u bë tepër i fuqishëm për ta ndikuar si kujtoi fillimisht, e kënaqur nga kleriko-nacionalizmi i tërbuar në radhët të ashtuquajturve “demokratëve” serbë, si dhe me justifikimin e strehimit të disa shqiptarëve të mjerë të mbetur të dëbuar e mbetur pa shtëpi prej forcave serbe në 1999, (ndonëse pa dënuar kurrë publikisht dëbimin masiv dhe krimet kundër njerëzimit), Kisha serbe ia ka dalë të hiqet si e pafajshme e papërlyqer nga gjithshka që ndodhi.

Në vend që të shihet si zanafilla e të gjitha krimeve, ajo shihet gati si viktimë e tyre, duke u hequr, me shumë sukses, si kalimtare e rastit në konfliktet e gjakderdhjet e tmerrshme të dedadës së fundit të shekullit 20.

Me këtë sukses, kërkon jo me përulësi e mirënjohjes zbatimin e vendimeve gjyqësore për manastirin e Deçanit, por me arrogancën e ideologut të krimit që ka dalë pa u lagur e madje përfiton nga koha e ndryshimeve. Me këtë sukses, kërkon të ligjërojë sarkofagun e ndërtuar në zemër të Universitetit të Prishtinës nga diktatori që gjoja e luftonte Sllobodan Millosheviqi, kryekriminelin e luftës, të cilin si do ta tregojë historia, Kisha Serbe do ta shpallë Shenjtor, kur të jetë politikisht e leverdisshme e do ta nderojë me të njëjtin pasion që bën sikur e dënon sot. Ashtu si dikur e harroi dhe mohoi Carin Lazar për të përfituar nga Perandoria e Otomane e pastaj kur filluan të ndryshojnë konjukturat e ripërqafoi si shenjt.

Sot, kur Kosova dhe Serbia janë nën presion për të krijuar një marrëdhënie normale (një lloj fantazie nëse njëra nuk e njeh tjetrën si shtet të pavarur e të barabartë), një nga pengesat më të mëdha mbetet Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka një interes të fortë politik dhe ekonomik, që konflikti të vazhdojë dhe që urrejtja të trashëgohet në breza të ardhshëm.

 

Etiketa: kishaKosovarevekryesore2masiveSerbiavarret

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Para
Vrau brutalisht të atin/ 58- vjeçari ende nën efektin e alkoolit, kyç gojën para policisë

Vrau brutalisht të atin/ 58- vjeçari ende nën efektin e alkoolit, kyç gojën para policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur

15:06 - 11/02/26

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit. Nga përplasja...

Lexo më shumë
Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës

Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës

14:58 - 11/02/26
Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

14:47 - 11/02/26
SHBA/ Flamuri i Kosovës do të ngrihet në Philadelphia

Rregulla të reja për azilin, Bashkimi Europian e vendos Kosovën në listën e vendeve të sigurta

14:37 - 11/02/26
Gjyqi, Veliaj sulmon në seancë prokurorin e SPAK: E ke personale me mua

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, ja kur do të mbahet seanca përgatitore

14:22 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com