GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Serbia nxiti grupet kriminale në veri”, zëdhënësi i Kurtit zbulon detaje nga takimi me Vuçiç

19:20 - 16/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbia nxiti grupet kriminale në veri”, zëdhënësi i Kurtit zbulon detaje nga takimi me Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka zbuluar detaje për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që pritet të mbahet më 18 gusht.

Ai në emisionin “Five“, ka thënë se vendimi për targa dhe dokumenti hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e  Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën.

Ndërsa për shtyrjen e vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë më 31 korrik, ai ka thënë “Ne kemi bërë një shtyrje prej ditësh nga afati fillestar, për shkak se jemi pajtuar me shtetet partnere tona se ka pasur fushatë të egër dezinformimi në veri”.

Në pyetjen se si do të jetë 1 shtatori dhe a do të ketë barrikada dhe zhvillime si të 31 korrikut, ai ka deklaruar se më 31 korrik, barrikadat nuk kanë qenë organike të serbëve lokalë.

“Përveç se kanë qenë të përgatitura paraprakisht, flasin për një përfshirje të grupeve kriminale”, ka thënë Kryeziu. “Kësaj radhe, kanë qenë të pakta pamjet që keni parë qytetarë civilë që janë bashkëngjitur thirrjes”, ka shtuar ai.

Përveç se grupe kriminale, ai ka thënë se në të njëjtën kohë është e qartë se ka përfshirje të Serbisë në zhvillime të tilla.

“Bllokadat dhe situatat e pafavorshme bëhen nga Beogradi për qëllim të nxitjes së situatave konfliktuoze, kjo ka të bëjë me prezencën e grupeve kriminale që funksionojnë me direktiva të shtetit serb, shtet ky që ka lidhje të thella me Rusinë”, ka deklaruar tutje Kryeziu.

Ai ka theksuar se do të ishte sjellje e papërgjegjshme nga Kosova të mos konsiderohej kjo situatë e 31 korrikut dhe të shtyhej vendimi për reciprocitet.

Ndërsa për 1 shtator ai ka thënë se institucionet e sigurisë, tashmë janë duke bërë përgatitjet për zbatimin e një vendimi të tillë, vendim për të cilin janë të autorizuar.

“Ne presim që nga 1 shtatori të zbatohen të gjitha vendimet, që mund të realizohen nga policët tanë doganorë”.

 

Lajme të lidhura

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit
Kosovë & Rajon

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Para
“Mësuesit janë pushuar për një status në Facebook”, Berisha takim me arsimtarë: E papranueshme që…

“Mësuesit janë pushuar për një status në Facebook”, Berisha takim me arsimtarë: E papranueshme që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar
Breaking Views

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar

22:55 - 06/02/26

Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e...

Lexo më shumë
Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com