GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia: Qeveria e Kosovës me qasje diskriminuese ndaj serbëve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Serbia: Qeveria e Kosovës me qasje diskriminuese ndaj serbëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, përmendi vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e një referendumi kushtetues serb, dhe më pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 3 prillit. “Kjo ishte hera e parë që prej vitit 1999 që qytetarëve serbë iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje. Institucionet në Kosovë edhe njëherë demonstruan qasjen e tyre diskriminuese”, tha ai.

Sellakoviq kujtoi protestat e serbëve në shtator të vitit të kaluar, për shkak të masës së reciprocitetit për targat nga Serbia, duke thënë se ky vendim kishte për qëllim “frikësimin e serbëve”. Ai iu referua protestave të serbëve, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga Serbia. Tensionet u ulën më 30 shtator, kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një marrëveshje të përkohshme për targat, e cila skadon më 21 prill. Sellakoviq tha se serbët në Kosovë po përballen me kërcënime dhe qasje diskriminuese nga institucionet e Kosovës. “Serbët po kërcënohen, po inkurajohen të largohen nga shtëpia e tyre dhe të zhvendosin po dekurajohen të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Por, Gërvalla tha se Kosova ka një prej kushtetutave më moderne që garantojnë të drejtat e komuniteteve joshumicë. Duke folur për dialogun e ndërmejtësuar nga BE-ja, Sellakoviq kërkoi që Kosova të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, veçmas atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “[Qeveria e Kosovës] thotë se themelimi i Asociacionit nuk do të lejohet. Kjo vetëm që nuk minon dialogun, por direkt poshtëron faktorin ndërkombëtar, së pari BE-në”, tha Sellakoviq.

 

UNMIK dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Ndërkaq, përfaqësuesja e posaçme e OKB-së në Kosovë, njëherësh udhëheqësja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, përmedi disa prej zhvillimeve kryesore. Ajo tha se sulmet e fundit të raportuara ndaj Policisë së Kosovës, janë sulme kriminale dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët dhe kushdo që ka informacione për keqbërësit duhet t’iu drejtohet institucioneve, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ziadeh po ashtu foli për vendimin e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, duke thënë se i “vjen keq” për një vendim të tillë. UNMIK, sipas saj, do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile.

 

Sërish kërkohet përfundimi i mandatit të UNMIK-ut

Por, Kosova, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria bënë thirrje që të përfundojë mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, pasi vlerësuan se mandati i saj në Kosovë më “nuk është i nevojshëm”.Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, tha se Kosova ka institucionet e saj, andaj, UNMIK nuk mund të jetë një mision administrativ.

 

“UNMIK më nuk po luan rol në jetën e qytetarëve dhe shtetit tonë”, tha Gërvalla.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, tha se UNMIK ka përmbushur mandatin dhe kërkoi që raportimet e tij para OKB-së të bëhen vjetore. “Ne sërish bëjmë thirrje që këshilli t’i jep fund mandatit të UNMIK-ut”, tha përfaqësuesi i OKB-së dhe theksoi se në Kosovë “një mision paqeruajtës më nuk është i nevojshëm”

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha, tha se roli i UNMIK-ut është minimizuar dhe ka përfunduar qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, pasi gradualisht kompetencat e këtij misioni i janë bartur Kosovës. Ai tha se duhet të ngrihet pyetja pse duhet të ketë prezencë të UNMIK-ut në Kosovë.

“Ky mision nuk ka asnjë rol në proceset kyçe të Kosovës”, tha ai, duke përmendur se dialogu me Serbinë ndërmjetësohet nga BE-ja, siguria në Kosovë është nën mandatin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it dhe sistemi gjyqësor i Kosovës po forcohet.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore. Institucionet e Kosovës kanë kërkuar më herët që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë.

 

Thirrjet për rinisjen e dialogut

 

Përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Britanisë dhe shteteve të tjera të KS të OKB-së u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesi i SHBA-së tha se dialogu në Bruksel vazhdon të mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, ndërkaq Franca tha se është e nevojshme që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të raporteve që do të ishte ligjërisht e obligueshme.

Nga Britania ftuan Kosovën dhe Serbinë që të përbahen nga veprimet dhe retorika që mund të nxisë përshkallëzim të tensioneve, duke kujtuar tensionimin e situatës në veri të Kosovës në shtator të vitit 2021, kur serbët lokalë bllokuan rrugët për në pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, për shkak të vendosjes së reciprocitetit për targat e makinave nga Serbia. Përfaqësuesit e Kinës dhe Rusisë thanë se nuk kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, teksa këto dy shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe konsiderohen aleate të Serbisë./ Marrë nga REL

Etiketa: akuzaKosoveperplasjaSerbiaUNMIK

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Para
Është kthyer në rrënoja, Mariupol para dhe pas shkatërrimit nga lufta (Foto)

Ukraina ofron bisedime pa kushte për Mariupolin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Aktualitet

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar krahasimet mes protestave në Shqipëri dhe lëvizjeve studentore në Francë e vende të tjera evropiane,...

Lexo më shumë
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:12 - 23/10/26
Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

13:06 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com