GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Serbia të njohë Kosovën”, Berisha përshëndet deklaratat e kancelarit Scholz: Vuçiç hipokrit!

21:21 - 11/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbia të njohë Kosovën”, Berisha përshëndet deklaratat e kancelarit Scholz: Vuçiç hipokrit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur këtë të shtunë deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz drejtuar Serbisë për njohjen e Kosovës. Berisha shkruan se Scholz i kërkoi publikisht presidentit Aleksandar Vuçiç për njohjen e Kosovës, ndërsa sipas ish-kryeministrit lideri serb bëri rolin “e hipokritit”. Berisha thekson se me deklaratat e tij, “Serbomadhi” Vuçiç është faktor kryesor i konflikteve në rajon.
“Kërkesa që duhen përshëndetur!
Të dashur miq, vlejnë për t’u vlerësuar dhe përshëndetur kërkesat e bëra dje në Beograd nga kancelari gjerman Scholz, i cili i kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiç njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Në konferencën e tij për shtyp Kancelari Scholz tha se “marrëveshja në fund duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, u shpreh Scholz, duke shprehur kështu për herë të parë haptas qëndrimin e vendit të tij ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Ndërkohë Vuçiç luajti rolin e të paditurit dhe hipokritit, duke u shprehur se “ne e dëgjuam vetëm sot, për herë të parë, se po kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë këtë gjë nga Evropa.”
Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë.”
Me këtë deklaratë presidenti i serbomadhisë Vuçiç krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të NATO-s në Kosovë me pushtimin barbar rus në Ukrainë.
Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.
Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.
“Në kohët që po jetojmë, vlera e paqes dhe sigurisë na është bërë më se e qartë sërish; një arsye më shumë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje politike dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Scholz.
Duke përshëndetur kërkesat e Kancelarit Scholz gjatë vizitës së tij në Beograd, dënoj gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiç i cili sot, me politikën që ndjek, është faktor kryesor konfliktualiteti në rajon.”-thekson Berisha.

Lajme të lidhura

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit
Breaking Views

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…
Breaking Views

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Para
Ndërtimi i HEC-it të Skavicës/ Dibranët e New York-ut thirrje Ramës: Mos na provoko

Ndërtimi i HEC-it të Skavicës/ Dibranët e New York-ut thirrje Ramës: Mos na provoko

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 31/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 31 Mars 2026

07:32 - 31/03/26
SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com