Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë një fitore të rendësishme edhe pse minimale 1-0 përballë kuqezinjëve.
Një përballje që më tepër i ngjante më tepër një ndeshje shahu se futbolli, ku Conte dhe Allegri e kishin përgatitur me shumë kujdes këtë ndeshje duke qëndruar në pritje të një goditjeje të vetme ndoshta pa hyrë në aventura,dhe ashtu ndodhi me napoletanët që arrijnë të fitojnë.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me një Milan që qarkullonte më tepër topin, në të dytën u rikthye barazpesha në mënyrën e lojës dhe qarkullimit të topit nga të dyja skuadrave duke qenë gjithçka e barabartë deri në minutën e 79-të.
Politano arrin të shfrytëzojë mjaft mirë në shtyllën e dytë një top që devijohet nga mbrojtja, duke i kapur të gjithë në befasi, madje edhe portierin Maignan.
Mjaftoi kaq për të marrë 3 pikët dhe tashmë napolitanët i marrin Milanit edhe vendin e dytë duke u ngjitur në kuotën e 65 pikëve ndërkohë që kuqezinjtë zbresin në vendin e tretë me 63 pikë të mbetura pas kësaj jave të 31-të.
gijotina.com/









Discussion about this post